Kush është shqiptari që “varrosi” politikisht Gruevskin?!

Maqedonia

Kush është shqiptari që “varrosi” politikisht Gruevskin?!

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 18:58
Ilustrim

Njërit prej liderëve të partive shqiptare që fituan më pak deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit iu ofruan 5 milionë euro, plus Platforma e partive shqiptare pa Prokurorinë Speciale, për të formuar Qeverinë me VMRO-­DPMNE dhe BDI. Bëhet fjalë për kreun e Aleances per Shqiptaret, Ziadin Sela.

“Oferta është bërë , kur lideri i asaj partie është ftuar në takim nga një funksionarë i lartë i BDI­së, ku më pas është shfaqur edhe një nga krerët vendimtar të VMRO-­DPMNE­-së, ku i është premtuar se gjitha pikat e Platformës pranohen, përveç Prokurorisë Speciale, ndërsa plus do të jenë në dispozicion edhe 5 milionë euro”, theksuan për INA, burime partiake që janë të njohur me këtë ngjarje.

Paratë janë ofruar nga VMRO­-DPMNE, ndërsa lobues kanë qenë përfaqësues të lartë në BDI që po bëjnë përpjekje për koalicionim me partinë e Gruevskit dhe jo me LSDM. Por nga VMRO-DPMNE është hedhur poshtë kjo informatë, që sipas tyre është spekulim. Por ky rast konfirmohet nga disa krerë partiak. Ky tentim i Gruevskit ishte i fundit që rezultoi fatal pasi që nuk arriti të formojë Qeverinë. Nga kjo periudhë, VMRO-DPMNE filloi sulmet e vazhdueshme kundër kreut të ASH-së, Ziadin Sela, duke e lincuar para ngjarjeve të 27 prillit dhe që më fund ndodhi edhe skenari për vrasjen e tij në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat