Udhëzime të rëndësishme për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni

Maqedonia

Udhëzime të rëndësishme për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Komisioni Shtetëror Zgjedhor për ditë e sotme, ditën e zgjedhjeve lokale ka publikuar edhe nëntë udhëzime për votuesit ku mes tjerash tregohet procedura e votimit, hap pas hapi.

1. Zgjedhësi mund të paraqitet vetëm një herë në vendvotim.

2. Zgjedhësi pranon dy fletvotime, një për kryetar komune një për të votuar këshilltarët. Qytetarët e Bashkisë së Shkupit do të kenë nga katër fletvotime, një për të parin e qytetit dhe këshillin e Bashkisë së Shkupit, një fletvotim për kryetarin e komunave përbërëse në Bashkinë e Shkupit dhe një për këshillat e këtyre komunave. Zgjedhësi, për votimin e zgjedhjeve lokale nënshkruhet në ekstraktin e Listës zgjedhore të dedikuar për zgjedhjet lokale.

3. Fletvotimi shkëputet nga blloku amë (koçani) sipas renditjes numerike, vuloset në anën e përparme dhe i jepet zgjedhësit.

4. Votimi kryhet në mënyrë të fshehtë pas paravanit zgjedhor.

5. Votimin për kryetar komune dhe kryetar komune për Bashkinë e Shkupit, zgjedhësi e kryen në atë mënyrë duke e rrethuar numrin rendor para emrit dhe mbiemrit të kandidatit, ndërsa për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të komunës dhe Qytetit të Shkupit e rrethon numrin rendor para bartësit të listës për të cilën është përcaktuar.

6. Zgjedhësi, flevotimin e palosur e lëshon në kutinë përkatëse të votimit.

7. Votimi në emër të personit tjetër është i ndaluar, në përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 112 të Kodit zgjedhor dhe atë:

8. Zgjedhësi i cili ka të meta fizike ose është analfabet dhe për këtë shkak nuk mund të votojë në mënyrën përcaktuar të Kodit zgjedhor, ka të drejtë që me vete të sjellë person, i cili do ti ndihmojë gjatë votimit. Personi i cili do ti ndihmojë personit tjetër gjatë votimit nuk guxon të jetë nga radhët e këshillit zgjedhor, përfaqësuesve të autorizuar të listave ose nga radhët e vëzhguesve. Personi që do ta ndihmojë nuk guxon të ndikojë në vendimarrjen e votuesit, ndërsa gjatë votimit mund të ndihmojë,më së shumti, vetëm dy zgjedhësve të cilët janë me të meta fizike ose analfabetë. Votimi i këtij lloji shënohet në procesverbalin numër 16.

9. Përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave, vëzhguesit e autorizuar, anëtarët e organeve zgjedhore dhe zgjedhësit, për shkak të sigurimit të fshehtësisë së votimit, në ditën e votimit nuk guxojnë të përdorin telefona celularë, fotoaparate dhe mjete tjera për inçizimin e materialit zgjedhor dhe votuesit duke votuar.

Nga KSHZ apelojnë që të respektohen të gjithë hapat një nga një pasi në të kundërtën do të dënohet edhe komisioni por edhe votuesi nëse shkelet ndonjë rregullore e Ligjit për zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat