Strugë-Ohër, sezon i sukseshëm turistik

Maqedonia

Strugë-Ohër, sezon i sukseshëm turistik

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 21:19
Oher

Për shkak të mungesës së shtretërve për akomodim, e për shkak të interesit të rritur veçanërisht të mysafirëve të huaj për rajonin, hotelierët nga Ohri dhe nga Struga nuk mund t’u përgjigjen kërkesave të operatorëve turistik.

Momentalisht 10% prej bregut 65 kilometra të gjatë të Ohrit dhe Strugës është urbanizuar, që shkakton një problem plotësues e që është pamundësia për të ndërtuar kapacitete të reja hotelierike.

"Kontratat e reja për vitin 2018 është normale se nëse dikush ka filluar me ndonjë numër dhe kërkon ndonjë rritje të vogël, ajo duhet t’i mundësohet. Nëse diçka shkurtojmë duhet menduar seriozisht se si të reagohet shpejtë dhe të ndërtohen kapacitete të reja hotelierike"- deklaroi Kërste Blazheski, kryetar i HOTAM-it.

Ohri dhe Struga së bashku kanë në dispozicion diç më pak se 7 mijë shtretër. Nga Hotam paralajmërojnë se në të ardhmen duhet përmirësuar ofertën në këto dy qytete, por edhe se komunat e Ohrit dhe Strugës duhet të ndajnë më shumë para për promovim turistik jashtë vendit.

Punëtorët turistik shprehen se ky sezon ka qenë një nga më të mirët në pesë vitet e fundit përkundër krizës politike para fillimit të verës dhe tërmeteve që goditën Ohrin në muajt qershor dhe korrik.

"Sidoqoftë promovimi nevojitet, Struga është e përjashtuar nga këto promovime, kështu që lirisht mund të them se si hotelier jemi të lënë vetëm që t’ia bëjmë ashtu siç dimë dhe mundemi"- tha Predrag Dallçevski, menaxher hoteli.

Sipas treguesve statistikor numri i mysafirëve të huaj që kanë qëndruar pranë Liqenit të Ohrit është rritur vetëm në korrik për 18%, ndërsa ka pasur rritje edhe të mysafirëve vendor. Për vitin e ardhshëm operatori turistik nga Estonia duke filluar nga 1 qershori në Ohër dhe Strugë do të duhej të sjellë rreth 2500 turistë, që do të thotë hapje të tregut të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat