Dibra...qyteti i fjetur

Maqedonia

Dibra...qyteti i fjetur

Nga: Fitim Dika Më: 14 tetor 2017 Në ora: 21:34
Dibra

"Eshte afer dhe larg Shqiperise …afer sepse ruan identitetin qe vjen tejmi nga rrenjet e lidhura fort pas nje historie te madhe, e larg sepse fshihet pas mese 160 kilometrash rruge rraskapitese nga Tirana e qe mund te pershkohen ne rreth kater ore.... Hera heres duket si e lene menjane, e zbehur dhe e harruar ne vlerat e saj…mes legjendave qe jane kudo e fijeve qe lidhin cdo banor drejtepersedrejti me historine, me traditen, me shpirtin e te qenit mbi te gjitha qyetetar, me vlerat qe mund ti gjesh kudo mes njerezve qe jetojne ende aty apo qe jane larguar kohe te shkuara… Dibra eshte sot qyteti i fjetur qe prêt te rizgjohet….

Dibra ...qyteti i fjetur

Dibres se madhe rrenjet i shkojne deri thelle ne shekuj ... Dikur ka qene nje qender e zhvilluar qytetare e ekonomike qe renditej nder rajonet me te rendesishme te hapsires shqiptare...i ka dhene shume rilindjes kombetare me figura te rendesishme qe kane lene vulen e tyre ne krijim e shtetit shqiptar....

Te ndjekesh gjurmet e krahines se Dibres duhet te shkosh deri thellmi ne mijevjecaret e 8 dhe te 7 para eres sone...pushtues te shumte iknin e vinin ne keto toka... romaket, maqedonasit e lashte, sllavet, bullgaret, bizanti, perandoria e nikese, serbet , anzhuinet, osmanet e keshtu me rradhe , shekull pas shekull, pa mundur megjithate ti marrin kesaj zone identitetin e saj... Gropajt e Kastriotet ishin nder familjet e para te njohura te zones ...nuk eshte rastesi sic shkruan edhe historiani Kristo Frasheri qe heroi kombetar u kthye fillimisht ne Diber ne 1443 e zhvilloi beteja ne kete treve me shume se gjithkund tjeter...e te cilat vazhduan edhe me pas sepse Dibranet nuk ju nenshtruan as sundimtareve shqiptare si Karamahmut Bushatlliu apo Ali Pashe Tepelena...  

Kryengritjet e kesaj zone mbeten simbol i betejave per krijimin e kombit shqiptar... e po ashtu mbi 7 kuvendet me karakter kombetar qe u organizuan ne kete zone... Figura te shumta dolen nga gjiri i familjeve me te medha te kesaj treve si Iliaz Pashe Dibra nje nder miqte me te mire te Abdyl Frasherit, Said Najdeni nje nder pioneret per shkrimin e gjuhes shqipe, Josif Bageri rilindasi i perkushtuar, Sedullah e Ismail Strazimiri veprimtare e pjese te levizjes kombetare, Sefedin Pustina , Haki Stermilli e Dervish Hima, ?dy pjesmarresit ne kuvendin e Vlores ne 1912 Haxhi Vehbi Dibra (Agolli ) dhe Sherif Langu... Edhe nenkryetari i qeverise se Vlores ishte nje tjeter Dibran nga Lura Dom Nikolle Kaçorri... e keshtu me rradhe pinjollet e familjeve Marku, Cami, Erebara, Qoku, Rusi , Jegeni e shume e shume te tjera....Pa harruar nje nder figurat qendrore te betejeva te pafundme te krahines se Dibres e me gjere , Elez Isufin e dekoruar nga Austriaket per trimerite e tij ndaj serbevee e po ashtu edhe pasardhesit e familjes se tij aq shume te lidhur me çeshtjen kombetare... Dibra llogaritej po ashtu si nje nder qendrat kryesore ekonomike me artizanatet, tregetine, ndertimet e gjithcka tjeter qe e kish kthyer ne nje pike referimi...mjafton te permendet fakti se ne 1911 kishte mbi 450 pika te ndryshme tregetare...Ne 1913 Dibra ju keput si shume pjese te tjera trungut te shqiperise...u vrane e u prene dibranet... mese 20 mije morren rrugen e Tiranes dhe Elbasanit.... dibra e identitetit, e betejave, e zhvillimit ekonomik e kulturor , dibra qe fort i ndihej zeri kudo ... tashme duhet te niste nje beteje te re si nje krahine e ndare e jashte tokes meme...

Kane kaluar kohe qe atehere e realiteti qe ofron sot Dibra e madhe eshte krejt tjeter... e izoluar, e lene menjane, e harruar ne fatin e saj... Dibra e madhe eshte sot nje hije e vetevetes.... ??

Hyrja ne qytet kur vjen nga pika kuftare e Bllates qe e lidh me Shqiperine duket e lodhet dhe po aq e cngjyrosur sa nje fotografi bardh e zi e se shkuares... Nga Dibra ne Diber me nje kufi ne mes... Qyteti i dikurshem historik, historine duket sikur e ka lene pas duke ju pershtatur nje te tashme te veshtire e qe e ka pare te menjanuar nga pjesa tjeter.. Nese kerkon shtepite karakteristike ato kane mbetur vetem nje grusht...e mund ti gjesh nje pjese ne keto filmime te vjetra te qytetit.... ne fotografite e arkives Karameti te cilat Fatmiri i ruan me kujdes te rralle....apo ne mini muzeun me fotografi te ndertuar ne ambjentet e myftinise....

Dibra e madhe ne vitin 1967 u godit nga nje termet qe e shkaterroi thuajse ne masen 80 perqind...Ndihma erdhen nga shumekund por nje pjese e madhe u zhduken pa bere as edhe nje xhiro te thjeshte rrenojave ne te cilat ishte zhytur qyteti. Sot nga to mbahet mend vetem pallati i kultures qe sic u trumbetua ne ate kohe ishte nje dhurate e qytetit te Shkupit per Dibren e derrmuar...Shtepia e Erebarave ajo e Selave, e pak te tjera te lidhin ende me te shkuaren e madhe...me te shkuaren kur Dibra kish nje tjeter peshe , e kur zeri i ndihej kudo....ndryshe nga sot kur eshte tkurrur ndjeshem...

Stand Up Shumica e banoreve, me se shumti te rinjte shohin largimin si te vetmen zgjidhje ...E kjo dallohet qarte edhe nga numeri gjithmone ne renje i popullesise qe dikur ka qene disa fish nga i sotmi....

Ne listat e zgjedhjeve rezultojne mese 17 mije votues por vetem aty sepse largimi ka bere te veten... nje pjese e mire nuk jetojne me ne diber prej vitesh ...mbyllja e fabrikave dhe uzinave te ndryshme duket sikur ja mpiu frymarrjet duke u dhene njerezve vetem nje mundesi...te shkojne tejmi edhe pse me koken pas nga Dibra e tyre... fabrika e qilimave, ajo e plastikave , magazinat e tjera  e keshtu me rradhe dikur garantonin punesim jo te vogel ndryshe nga sot ku postet e vetme jane ato shteterore ...gjithmone nese je pjese e nje partie politike e jo mundesisht por detyrimisht me ate ne pushtet... Per te kuptuar masen e te larguarve mjafton te flasesh me nje veteran ne arsim sic eshte Atliu qe 40 vjet te jetes ja ka kushtuar te rinjeve... flet dhimbja, flasin emocionet , flet e shkuara dhe e sotmja qe perballen me njera tjeren pa mundur te kthejne ngjyrat e dikurshme...

Atli Qormemeti thote: Sot me se shumti mendojne me kalu, me i bo 18 vjet dhe me kalu dhe me shku ne vendet e tjera ne shtetet e tjera , ne shtetet e bashkuara te amerikes ku kerkon dikush per nje pune dikush nje jete me te mire dhe keshtuqe vetevetiu numri i studenteve dhe nxenesve eshte shume i vogel, eshte zvogluar . Une kur kam qene si arsimtar kam pasur 11 klase te para , ndersa sot 2 apo 3 jane. shiko cfare dallimi.

Ky eshte nje realitet qe e pranojne te gjithe , qe e njohin te gjithe, me te cilin bashkjetojne prinderit , me te cilin bashkejtojne edhe femijet... ne Diber ka vetem dy dege universitare gjuhet e huaja - anglisht dhe gjermanisht dhe dega e fizioterapise, qe jane aktualisht te pamjaftueshme per nje qytet qe prodhon cdo vit te rinj qe duan te ndjelin nivelet me te larta te shkollimit...te vetmet mundesi jane ne Tetove ne Shkup apo edhe ne Tirane...Ne deget ne Diber studiojne 280 studente ndersa ne kater vjet nga shkolla e mesme dalin mese 600 nxenes vetem shqiptare sepse ka edhe te pakten 200 te tjere jo te tille...pra ne tersi rreth 800 pjesa me e madhe e te cileve largohet apo kerkon te largohet...  Eglantina drejtuese dhe mbrojtese e te drejtave te grave eshte nje nga ato nena si shume te tjera ne Diber qe duhet te shkrihen me keto te verteta... vitet shkojne e pas tyre mbeten fotografi, kujtime, e gjithcka qe mbyllet pas albumeve dhe fleteve te tyre... Gjithcka mbetet larg bashke me shikimet qe zveniten tejmi ne horizont...

Eglantina Cilku Kaja (shoqatat e grave ) thote: Per te treguar gjendjen momentale te dibres une si nene kam tre djem . te madhin e kam te diplomuar dhe punon iku ne shkup ska mundesi punesimi. I dyti si student i anglishtes iku ne amerike edhe ai skishte te drejte mundesie punesimi ose perspektive ...te voglin e kam gjimnazist dhe e di se edher ai edhe dy vjet edh ai do ike ...dibra eshte kjo . dibra eshte gjithe probleme, probleme punesimi , probleme rinie, probleme qe ndoshta duhet nje kohe shume e gjate per tu zgjidhur

Nuk mund tu kerkosh te thyejne te ardhmen e tyre , ata jane te gjithe ne nje start qe nis ne Diber e perfundon larg saj...ashtu edhe Meritoni e Dea dy maturante qe kerkojne shume nga vetja e tyre, shume me shume nga sa mund tju ofroje momentalisht qyteti ku kane lindur... jane te qarte per ate qe duan , ashtu sic jane te qarte per ate qe do te lene te detyruar pas... Ata jane gati te rikthehen ne qytetin e tyre si gjithe te rinjte dibrane  por nese kjo do te thote ti shtohen listes se te papuneve atehere me mire vlen te qendrojne atje ku kane mundesi me te medha...

Meriton Dovolani maturant thote: Po patjeter se kushtet jane te atille qe normal duhet ta ndjek shkollen jashte qytetit por prape se prape une jam optimist qe do te kthehem ne qytetin e dibres edhe pse mungojne e permenda edhe me pare. hapsirat per te qene nje njeri , nje i ri larg pames ne qytetin e dibres jane mjaft te vogla.

Dea Pocesta maturante thote: Nqs nuk do te gjej siguri punesimi normalisht qe nuk do te kthehem ketu per arsye se njeriu , cdo njeri pikepamjet synimet i ka qe te ndertoje nje jete te lumtur dhe te begate dhe normalisht per te ndjekur pasionet e tua, normalisht duhet qe te punosh qe te fitosh dhe qe me se shumti te ngrihesh ne nje shkalle sa me te larte.

Dy te rinjte jane nxenes ne shkollen e vetme te mesme te qytetit te Dibres me rreth 700 nxenes e qe quhet Zdravko Cockovski. Edhe pse keshilli komunal se bashku me keshillin e prinderve dhe ate te nxenesve ka marre vendimin per tja ndryshuar kete emer duke e quajtur 28 nentori , ministria e arsimit maqedonase mban peng ndryshimin...e sikur te mos mjaftonte kjo shkolla ofron nje gjendje aspak normale. Ajo eshte e perbere nga nje konstruksion metalik i perkohshem , e thene me rendomte nje barrake gjigande e cila lekundet ne korridoret e saj edhe kur nxenesit ecin... U ndertua si nje ngrehine e perkohshme pas termetit te vitit 1967 , por qe atehere edhe pse afati i perdorimit i ka kaluar askush nuk do tja dije...e jo thjesht maqedonasit, por as politika shqiptare....Fundja si mund te kerkosh pergjegjesi tek pala tjeter kur jotja kthen koken menjane...

Ilirjan Fetahu profesor matematike thotë: Kjo godine eshte e ndertuar me materiale qe jane jashte perdorimit sot dmth qe ndoshta mund te jene edhe te demshme ...dmth urgjentisht kerkohet nje, rrezimi i ketij objekti dhe ndertimi i nje objekti te ri , e cila vazhdimisht premtohet por asnjehere nuk zbatohet ose realizohet ne terren.

Qyteti ka edhe dy shkolla 9 vjecare njera quhet vllazerim bashkim nje emerim i kohes se komunizmit jugosllav teksa i pengohet emri Penestia me te cilin njihet Dibra e vjeter... nderkohe shkolla tjeter eshte ajo Said Najdeni... ky i fundit eshte nje nder figurat me perfaqesuese jo thjeshte te Dibres por te krejt levizjes shqiptare. Hoxhe Voka sic njihet ndryshe ka punuar me figura qendrore si vellezerit Frasheri apo Ismail Qemalin duke dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne ngritjen e vetedijes kombetare duke u mesuar gjuhen shqipe femijeve e te rriturve...  Ai punoi ngushte me nje tjeter patriot Dibran Josif Bagerin duke sfiduar pushtuesit osmane e duke hapur e rihapur shkollat pa u drojtur kurre edhe nga syrgjynosjet e burgimet deri ne vdekjen e tij... Said Najdeni prehet sot ne territorin e xhamise se re te rrethuar nga 100 dritare guri te ngritur per 100 vjetorin e pavaresise...  Ajo eshte ne stilin e xhamise se Ethem Beut ne Tirane e po ashtu edhe kulla e sahatit ngjitur saj... nje copez e kryeqytetit shqiptar ne Dibren qe ka dhene aq shume per te... ne fakt jane te pandara, i lidh historia, i lidhin njerezit , Dibren e Tiranes dy qytete nje realitet i vetem....qe politika i ka lene aq larg...

Menduh Jegeni drejtor i gjinekologjise ne spitalin e shkupit thekson: Do thoni cna shtyu ne qe te levizim jo me kenaqesi jo me gezim i marrim ato hapa mirepo jeta eshte aq dinamike sa nuk na pret ti shkojme mbrapa . Zhvillimi ne drejtim profesional , shkollimi i femijeve , por edhe pjeset shtese te jetes ndonje aktivitet kulturor ose ndonje shfaqe teatrore apo ndonje koncert ne Diber jane ato qe jane, numerohen me gishtat e nje dore gjate nje sezoni.  

Menduhi eshte nje nga ata shume intelektuale qe eshte detyruar te largohet..ai sot eshte nje drejtues i larte ne spitalin e shkupit... e pranon me dhimbje gjendjen e Dibres dhe mbytjen jo pa qellim qe i eshte bere ketij qyteti te vlerave te medha por te mundesive te vogla

Menduh Jegeni : Verehet ndjehet nje pasiguri permanente eshte ndjere dmth prej kohesh nje pasiguri permanente ne keto troje, pasiguri per te ardhmen per punesimin  per perspektiven e femijeve dhe kur te shohesh te gjitha keto cdo njeri pak me guximtar mos them me i mencuar vendos me leviz nga dibra.

Nese llogarit vetem te larguarit ne shtetet e bashkuara sic thone banoret mund te krijosh nje Diber tjeter . Ne fakt ne menyre te vazhdueshme dibranet zgjedhin SHBA-ne si vendin per te jetuar...nese ketij numri do ti shtohej edhe ai i te larguareve ne Tirane ku jeton edhe komuniteti kryesor dibran apo edhe ne Elbasan do te kishim edhe nje qytet te trete apo te katert...kjo per te treguar sesa e vogel dhe njekohesisht sesa e madhe eshte Dibra...

Nje nga arsyet kryesore qe ka cuar ne gufosjen e qytetit eshte mungesa e rrugeve lidhese me zonat e tjera pasi gjendja e tyre eshte thuajse e mjerueshme...Kjo ka qene arsyeja qe ka ndikuar me se shumti ne largimin e banoreve... kthimi i Dibres se madhe thuajse nje nje ishull te izoluar jo nga uji, por nga mos investimi ne akset rrugore...

Mjafton te vish nga zona e Mavroves drejt Dibres se madhe per te kuptuar diferencen e investimeve per njeren dhe tjetren zone... nese ne njerin krah aksi eshte i mirembajtur...mjafton te kalosh tabelen qe shenjon hyrjen ne zonen e Dibres qe ai te shkaterrohet e te rripet sikur e kane bombarduar...ndarja eshte mese e qarte , duket si nje vije qe ndan dy bote..

Nuk eshte vetem ky aks problemi i Dibres se madhe. Ne te njejten gjendje jane edhe pjesa tjeter, Diber - Struge teper e ngushte per te garantuar nje lidhje te shpejte, Diber - Bllate - Tirane e shkaterruar plotesisht e ku me shume se nje makine duhet nje tanks per te perballuar gropat e pafundme , Diber - Xhepisht - Librazhd e rrjepur dhe pa vemendje por edhe ai aks qe mund ta lidhte me Kosoven

Stand Up Permes ketij aksi duhet te lidhej edhe dibra e madhe me prizrenin por sic mund te duket edhe ky si gjithe te tjeret eshte ne gjendje te mjerueshme . nese kjo rruge do te ishte e ndertuar nga dibra e madhe per ne prizeren do te udhetohej ne rreth 70 kilometra sot eshte e pamundur nese nuk mund te udhetosh me nje makine te larte.

Kjo gjendje e rrugeve nuk eshte dicka e pamenduar, apo nje harrese e rastit...Skema eshte e thjeshte.  Ne planin aktual hapsinor per vitet 2002 - 2022 , apo sic ne e njohim plani i rregullimit te territorit akset e Dibres trajtohen si rruge terciare, pra te nivelit te trete... grupi i punes i ngritur, me hartimin e saj ka imponuar investimet ne kete zone duke shfrytezuar ne kete rast paditurine e pales shqiptare, apo me keq dashakeqesine e tyre kundrejt ketij qyteti... Pikerisht ky plan i miratuar nga ministria e planifikimit urban dhe ajo e transporteve ka bllokuar investimet duke justifikuar ne nje menyre apo ne nje tjeter edhe maqedonasit ne lenjen menjane te Dibres ...

Durim Fetahu: Ai plan nuk te jep mundesi qe te financosh te investosh edhe me ate qe te terheqesh qarkullim njerezish , e cdo qarkullim i njerezve dmth zhvillim . Tek ne stagnimi dhe ky shantazhi eshte se me ate mos planifikim te atyre rrugene na iken rinia. Se pa rruge nuk ka qarkullim, pa rruge nuk ka ekonomi rritet kostoja e prodhimit , pa rruge nuk ka turizem e fatkeqesisht dibra , nder vendet e vetme ne ballkan qe ka pershembull park nacional, ka dy lumenj , ka liqen , ka malin e korabit, ka dy llixha dhe me gjithe keto bukuri dhe pasuri natyrore perseri ne stagnojme dhe shkojme mbrapa.  

Strategjine shkaterruese per qytetin e pranon edhe Artin Spahiu drejtor i qendres se kultures dhe pjese e brezit te ri te intelektualeve te Dibres...e kjo strategji sipas tij nuk ka pas saj vetem maqedonasit por edhe vete shqiptaret...

Artin Spahiu drejtor i qendres per kulture thote: Por ketu ne Maqedoni dihet qe ka strategji shkaterruese per dibren , kjo shihet edhe ne aspektin e infrastruktures sepse kur e dijme se infrastruktura eshte faktori baze per zhvillimin e nje shoqerie. Duke i pare te gjitha keto qellime me shpres qe do behet me mire por me optimizem shume te madh vetem qe shqiperia te reagoje ne zhvillimin e dibres dhe e vetmja shprese sic e dijne te gjithe dibranet dhe te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen eshte ndertimi i rruges se arberit ne pjesen e shqiperise qe te kemi prane tiranen se ne anen tjeter edhe nuk kemi shume shprese munjd te na ndihmojne ne kete zhvillim. ata e kane bere nje fakt shkaterrues tani smund nte bejne nje fakt rregullues kur e dijne mentalitetin e qeverisjes edhe te mentalitetin e funksionimit te ketij sistemi ne keto treva ketej

Rruga e Arberit shikohet si zgjidhja e vetme edhe nga kryetari i komunes Ruzhdi Lata... edhe pse Josif Bageri rilindasi dibran kur theksonte se Dibra ishte kerthiza e shqiperise nuk nenkuptonte lidhjen e saj vetem ne njerin krah por nga te gjitha anet e per kete sigurisht ka pergjegjesi te forta politika shqiptare ne maqedoni... Hera heres duket sikur vete perfaqesuesit e saj kerkojne te shmangin pergjegjesine tek lejimi i klasifikimit te rrjetit rrugor te dibres si te nivelit te trete...e nga krahu tjeter mpleksja e politikes vendore ne Diber me kahe politike ne shqiperi ka krijuar jo pak probleme duke ndare me disa ngjyra nje ceshtje qe ne fakt duhet te kishte vetem nje tille , ato kombetare...

Ruzhdi Lata: Rruga e arberit eshte shansi i vetem jetik qe Dibra te rimekembet qe Dibra te marre vleren dhe peshen e duhur ne shoqerine shqiptare ne tersi . Kur flas Dibren duhet te definoj ne kete pikepamje se une dibren gjithmone e trajtoj prej mavrove deri ne kala te dodes dmth ecdhe pjesen e shqiperise , edhe fshatrat se kufini e ka sakatos dibren e ka lene pa fshatra .

Per zotin Lata aktualisht Dibra ka nje problem qe shkon pertej ceshtjes thjesht ekonomike, nje problem qe ne fakt do te donin ta kishin shume zona...numerin e madh te intelektualeve

Ruzhdi Lata kryetar komune thekson: Por puna eshte se nuk perkon ceshtja ekonomike me ngritjen intelektuale . ngritja ekonomike eshte shume me e ulet ne krahasim me numrin e intelektualeve qe kemi dhe nuk mund te rikuperojme te gjithe ata intelektuale dibrane qe ne ti mundesojme punesim ne diber.  

Per Dibren ka shume premtime sidomos ne periudha fushatash elektorale... premtime qe ikin e vijne pa dhene kurre asgje...maqedonasit nuk e konsiderojne si zone te tyren...ndersa shtetaret shqiptare humbin pasi marrin voten...

Rrugicave dallohen jo pak veshtiresite...mjafton te flasesh me banoret per te kuptuar, per te prekur, per te ndjere gjithcka thjeshte dhe drejteperdrejte... nuk do te donin ta pranonin por e verteta eshte e tille qe i sheh sot me probleme me te medha ekonomike se dje ...e banoret puntore e shpirtmedhej te kesaj zone me tradita e thone pa u drojtur sic tregon edhe Shkelqim Agolli qe drejton nje biznes familjar prej disa brezash... nuk e ka te veshtire te beje diferencen sepse ajo eshte mese e qarte...

Shkelqim Agolli pronar berberane: Dikur une me babain tim punojshma dhe kishim edhe nje cirak te vogel une merrsha 10 mije marka ne muaj me zinin . eshte hesap shume i thjeshte . edhe ate mund te them edhe me teper po ate e bej nje mesatare . po sot? Sot edhe 300 euro smund ti ndash. eshte absurd ca ndodh ketu me qytetin tone.  

Ne fakt sot qyteti i Dibres shfrytezon pak ose aspak nga mundesite e tij qe do ti jepnin nje zhvillim te vrullshem edhe ekonomise vendase... Pushteti qendror maqedonas thith gjithcka pa hedhur asgje...duke nisur nga fitimet jo te vogla qe i sjell hidrocentrali i spilese i dyti per nga madhesia ne vend,  taksat e majme qe vjel nga fabrika e gipsit apo bujqesia  e eksporti i druve drejt rajoneve te tjera... Elementi paresor ai rrugor do te rriste numrin e turisteve ne nje vend qe ka nje liqen, dy lumenj radiken e drinin, ka nje park kombetar, ka dy llixha te medha te cilat per nga ana kurative llogariten si nder te parat ne europe dhe bote , te pakten nese i referohesh analizave te kryera nga institute prestigjioze nderkombetare...  Dibra ka malin e korabit , ka vende te pafundme te trashegimise kulturore, ka banore me nje nivel te larte kulturor e njerezor qe meritojne me shume, qe duhet te kene me shume sesa sot kur gjithe keto pasuri te pafundme duken po aq te fjetura sa edhe qyteti ...

Vec Stebleves ne Shqiperi familja e mustafa qemal ataturk mendohet se ka jetuar edhe ketu ne diber te madhe , megjithate ne shtepine muze te ngritur sot nuk gjen asnje gjurme te lidhjes se tij me origjinen e vertete Shqiperine. mund te gjesh flamurin turk, mund te gjesh ate maqedonas por shqiptari mungon , ashtu sic mungon edhe gjuha shqipe ne pllakaten e vene ne shtepine muze

Hera heres shqiptaret duket sikur druhen te njohin edhe historine e tyre, ta kujtojne e respektojne sic duhet, edhe pse ate nuk jane kane marre kurre kerrkujt keshtu edhe ne rastin e themeluesit te Turiqse moderne Ataturkut . Sipas te dhenave origjina e tij eshte nga Stebleva qe ka qene edhe ajo dikur pjese e Dibres ndersa sot administrohet nga rrethi i Librazhdit ne Shqiperi...familja e tij mendohet se nje periudhe sic thote edhe pllakata perkatese te kete jetuar edhe ketu ne kete zone fshatrash jo larg dibres qe sot njihet si e banuar nga minoritet turk …E megjithate modestia shqiptare ne njohjen e historise eshte kudo e njejte ...edhe ketu nuk ka asnje tregues se Ataturk ka origjine shqiptare...ka shume kombe qe zihen e çirren per te rrembyer figura nga njeri tjetri, ndersa ne shpesh jemi te gatshem ti falim pa asnje medyshje…

Jakup Marku keshilltar i pavarur opozitar i forte thekson: shih nga pasurite ujore nga pasurite pyjore, nga pasurite e mineraleve, nga pasurite e fondit te pyjeve apo nga pasurite edhe bimet mjeksore krejt...asnje nga pasurite natyrore te dibres nuk ka me te voglen mbeshtetje me projekte, apo me nxitje, apo me thithje te investitoreve nga jashte qe ti japin nje impuls zhvillimi Dibres.  

Dibres duan ti rrembejne edhe radiken nje nga pasurite me te medha cka do te ndikonte ne vdekjen e saj natyrore...e ne kete beteje duket sikur dibranet jane lene te vetem nga politika e tyre qe dridhet e sperdridhet ne marrjen e nje pozicioni te qarte e te prere. Do te mjaftonte kushtezimi i bashkepunimit ne qeverisje ne nivel lokal apo qendror per ti dhene zgjidhje ketij problemi...por hera heres sic ndodh shpesh jo thjesht ketu karrigja eshte me e embel sesa degjimi e me pas zgjidhja e problemeve te njerezve te thjeshte. E megjithate dibranet nuk jane terhequr e kane premtuar te mbrojne vete Radiken e tyre...

Shuip Marku: Nese shef veres ketu sheh shume turiste te huaj qe shetisin me bicikleta por ne fakt ata si te coroditur sillen dhe nuk mund te gjejne vendet turistike dhe bukurite e tyre dhe ne menyre te paorganizuar cka gjejne dicka edhe pse dibra pervec bukurive natyrore ka edhe nje trashegimi kulturore mjaft te begate  .

Sa me shume te gerrmosh aq me shume do te gjesh...a thuaj se hap nje kuti pandore te vertetat e te ciles jo gjithkush i thote me ze te larte... Reforma e fundit elektorale e ndau Dibren e madhe ne dy njesi 5 dhe 6... e para perfshin Strugen, Ohrin dhe Kercoven, ndersa e dyta Gostivarin e Tetoven duke i hequr ne kete menyre edhe mundesine qytetit te kete nje deputet plotesisht te sajin sic e ka patur me pare... Dibra qe pati dy perfaqesus ne kuvendin historik te kombit shqiptar ne 1912 ne Vlore, nuk ka asnje perfaqesues plotesisht te sajin ne kuvendin e maqedonise ne Shkup.

Valmir Lleshi gazetar: Politiken sot njerezit ketu apo njerezit qe udheheqin ne kete vend, dhe qe kane udhehequr vite e vite te tera e shohin si nje mjet me te cilin ata mund te dalin si vaji permbi uje vetem ata , ndersa ne momentin qe perfundon cdo gje dhe ata marrin mandatin dhe vijne dhe udheheqin ne kete vend thuajse i harrojne te gjitha gjerat e tjera qe i rrethojne ata perreth.

Por a mund te perfundonin goditjet ndaj qytetit te Dibres ketu ? Per fat te keq jo. Pas planit hapsinor qe kufizon investimet ne rruge , pas shkolles qe ka perfunduar prej mese 20 vitesh afatin e perdorimit, pas marrjes se mundesise per tu perfaqesuar ne kuvendin e maqedonise, pas historise qe kerkohet ti rrembehet me pahir, Dibraneve i rrembyen edhe ekipin e futbollit Korabin i cili per mungese investimesh u zhyt nga kategoria e dyte ne ate te trete... Per te kuptuar sa e rendesishme eshte lidhja e qytetit me skuadren mjafton te shikosh e te shfletosh gjurmet e lena ne cdo ndeshje nga tifo grupi i Sokolave, nje tifo grup qe eshte me shume se i tille, eshte nje lidhje me identitetin e te qenit Dibran...

Gjin Cami: Anes fatkeqesive te medhaja te Dibres , papunesise edhe gjithckaje u desh qe edhe sporti te bjere nje kategori me poshte sepse ky eshte realiteti ne te cilin jetojme . Ishte nje humbje e madhe per qytetin per rinine, por edhe per keta djem qe kane bere nje sakrifice. Duhet te theksojme eshte klub i 1921 dhe eshte dicka per tu mbrojtur per tu dashuruar se i ka mbijetuar shume kohrave te keqija . Shpresojme dhe jemi te bindur se kjo eshte vetem nje periudhe e vogel ku rezultatet e mira mungojne dhe sezonet e ardhshme te ngjitemi ne majat sa me te larta.

Dibra e madhe jeton ne ne sepse ne realisht ne rritemi me ndjesine se Dibra eshte e madhe , historia qe ne kemi, me qindra vjecare eshte e lavdishme dhe rritemi ne tradita dhe njdershmeri, por vjen nje moshe kur njeriu e ballafaqon realitetin dhe kupton qe dibra nuk eshte aq e madhe sa sa i thuhet. Por Dibren e madhe e ben historia, dhe po ta veshtrosh krenar te ben numri i studenteve qe dibra nxjerr jashte saj, per njje vit mbasi mbarojne maturantet por eshte i dhimbshem realiteti sesa mergimtare nxjerr brenda nje viti dibra  

Ne qender te qytetit Gjergj Katrioti Skenderbeu hera heres duke sikur kerkon te zgjatet per te shkuar pertej izolimit te imponuar, pertej kreshtave imponuese qe lartesohen mbi kryet e dibres, rreth tij kalojne te gjithe, qendrojne te gjithe...ketu kryhen edhe mitingjet elektorale ato ku premtohet shume e behet pak...heroi qe i bashkoi, sot duhet te degjoje sesi politika po perpiqet ti ndaje…

Krahina e Dibres edhe pse sot e ndare eshte nje nga ato zona ku historia këlthet, ku cdo kthine, ku cdo rrugice sado e ndryshuar, sado e ngjyer me forma e permasa te tjera eshte nje gjurme, nje gjurme qe te fut thelle ne histori, ne ate histori nga e cila dibra e dibranet nuk mund te ndahen...ata qe kane mbetur jashte shtetit ame, e ata qe jane pjese e tij...ata qe jetojne ne diber te madhe, ata qe jetojne ne krejt krahinen e dibres ne shqiperi, ata qe jetojne ne emigrim e ata qe jetojne ne kryeqytetin e shqiptareve Tirane ne rrugen e dibres ... kudo ndihet lidhja e nje zone qe i ka dhene shume shqiperise e shqiptareve, qe i ka dhene identitetit kombetar...ndaj edhe sot vemendja duhet kthyer nga kjo zone duke e mbeshtetur , duke e perkrahur duke i dhene mundesine te marre serisht poziten qe i takon... rruga e arberit eshte hapi i pare per ti ridhene jete , per te krijuar serisht ate lidhje me tiranen , ate lidhje me dibranet, per ti risjelle zhvillimin, zerin, shpirtin... per ti ridhene shqiperise dibren qytetin e fjetur qe pret te rizgjohet... /Bota sot

VIDEO

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat