Zgjedhjet lokale në Maqedoni, LSDM-ja fituese ndërsa partitë shqiptare garën e vazhdojnë në raundin e dytë

Maqedonia

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, LSDM-ja fituese ndërsa partitë shqiptare garën e vazhdojnë në raundin e dytë

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 07:32
Zgjedhjet, Maqedoni

(E plotësuar) - Sipas rezultateve që i ka publikuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ueb faqen e tij, kandidatët për kryetarë të komunave të LSDM-së udhëheqin në 43 komuna, të  VMRO-DPMNE-së në 14, të BDI-së në nëntë.

Nga 42,18 për qind të votave të përpunuara, ose 1.468 nga gjithsej 3,480 vendvotime, LSDM-ja udhëheq në Manastir me Natasha Petrovskën, e cila ka fituar 60.37 për qind në krahasim me Zoran Ilioskin nga VMRO-DPMNE me 35.08 për qind, në Bogdanci prin Bllazhe Shapov nga LSDM-ja për 65,83 për qind në krahasim me Nikolla Roglev – 32,66 ndërsa në Gjevgjeli, Sasho Pockov nga LSDM-ja me 56,67 për qind është para Ivan Frangov nga VMRO-DPMNE me 39,76 për qind. Edhe në Kumanovë prin Maksim Dimitrievski nga LSDM me 56,72 krahasuar me Zoran Georgievskin nga VMRO-DPMNE me 34,54 ndërsa në Berovë kandidati i LSDM-së Zvonko Pekevski prin me 65.55 në krahasim me VMRO-DPMNE, Nikolla Atanasov, i cili ka 31.10 për qind. Në Haraçinë udhëheq Milikie Halimi nga LSDM-ja me 59,09 për qind, ndërsa i dyti është Isuf Besliu nga BDI-ja me 19.89 për qind.

Në Veles tan për tani  në një udhëheqje të vogël është kandidati i LSDM-së, Ace  Kocevski me 51,36 në krahasim me Sllavço Çadiev nga VMRO-DPMNE me 43,52 dhe baraz është në Gjorçe Petrov midis Aleksander Naumovskit nga LSDM-ja dhe Vllado Misajlovski nga VMRO-DPMNE.

Në Gazi Baba në kryesim të lehtë është Toni Trajkovski nga VMRO-DPMNE me 49,03 në krahasim me Boris Georgievskin nga LSDM – 44, 75, ndërsa në Shtip udhëheq Ilço Zahariev nga VMRO-DPMNE me 56,55 për qind në krahasim me Bllagoj Boçvarski nga LSDM – 39.

Në Tetovë, Teuta Arifi udhëheq me 29,54 në krahasim me Bilall Kasamin nga BESA 23,54.

Në Bogovinë udhëheq Berzah Bejtullahu BDI me 39,93 para Minur Asanit nga BESA me 29,99, në Bosilovë kandidati i LSDM-së Zoran Zimbakov është në kryesim të lehtë me 48,89 para Lupço Kolev nga VMRO-DPMNE me 47,59. Në Bërvenicë, një grup zgjedhësish udhëheqin me 38,03 para Mirko Stefanovskit nga LSDM-ja me 24,03, në Vallandovl udhëheq Pero Kostadinov nga LSDM-ja me 54, 36 para Nikollçe Çurlinovski nga VMRO-DPMNE me 35,50.

Në Vasilevë udhëheq Marjan Janev nga LSDM me 51,85 para Vanço Stojanovit -45,76, në Vinicë udhëheq Martin Pavllov nga VMRO-DPMNE me 52,07 para Ivica Dimitrov nga LSDM 42,75, në Vrapçishtë, Gajur Rushiti nga BDI me 38,76 është përpara Isen Shabanit nga Aleanca për Shqiptarët me 34,23.

Kandidati i LSDM-së për Gradskon, Robert Peshovski me 51,26 të udhëheq para Zhaneta Çausevskit nga VMRO-DPMNE me 32,83, në Debarcë kryeson Zoran Nogaçeski nga LSDM-ja me 69,43 para Igor Trajkovskit me 27.39 për qind të votave dhe në Dellçevë, Goran Trajkovski nga LSDM-ja me 57,80 është para kandidatit Ivan Sokollov ga VMRO-DPMNE me 37. LSDM me kandidatin për Demir Hisar, Mirçe Pavllov kryeson me 57.86 para Lupço Bllazhevski t- 38,26 në Dojran prin Ango Angov nga LSDM me 60,20 para Borçe Stamov – 33, 81.

Në avantazh të bindshëm është edhe kandidati për kryetar i LSDM-së, për Krivogashtan, Rubinço Shefterovski, i cili udhëheq me 62,74 para Toni Zatkovskit nga VMRO-DPMNE me 34,51, ndërsa në krushevë, kandidati i LSDM-së Tome Hristovski me 54 për qind është para Gjorgji Damçevskit nga VMRO-DPMNE me 41,56 për qind.

Në avantazh është LSDM edhe në Makedonska Kamenicë ku kandidati për kandidatja për kryetare Sonja Stamenkova prinë me 52,09 për qind ndërsa Darko Mitrevski nga VMRO-DPMNE ka 44,95 në Makedonski Brod ku Zhivko Siljanoski udhëheq me 46,88 para Milosim Vojneski ga VMRO-DPMNE me 25 për qind dhe në Negotinë ku Toni Dellkov me 52,17 është para Zllatko Penkov nga VMRO-DPMNE-së me 45,05 për qind. Në udhëheqje të lehtë është LSDM në Novosellë, ku kandidati për kryetar komune Boro Stojçev ka fituar 55,15 për qind para Bllagoj Velkov me 40,93, në Ohër ku Jovan Stojanovski me 49,84 për qind para Mitko Talevskit nga VMRO-DPMNE me 43 99 dhe në Probishtip ku Dragan Atanasov me 50,61 ndaj Toni Tonevskit nga VMRO-DPMNE me 44,64. Në avantazh është edhe kandidatja për kryetar komune e LSDM-së për Nagoriç të Vjetër, Zhaklina Jovanovska me 49,19 për qind para Jelena Jakimoviq nga VMRO-DPMNE me 31,85. Në Strumicë, kandidati i LSDM-së Kosta Janevski me 59,47 për qind prinë para Marjan Bajraktarov nga VMRO-DPMNE me 38,08 për qind.

Në Likovë, kandidati i BDI-së Erkan Arifi udhëheq me 56,68 para Shaban Zendelit nga BESA me 26,61, në Llozovë prin Aco Vellkovski nga LSDM-ja me 62,24 para Jordan Ilievskit nga VMRO-DPMNE me 24,74 dhe në Mavrovë – Rostushë prin Medat Kurtovski nga LSDM-ja me 52,44 para Alim Bilalli nga VMRO-DPMNE me 22,29.

VMRO-DPMNE kryeson në Novac ku kandidati i tyre Llazar Koteski ka 48,18 për qind para Lube Kuzmanoskit të LSDM-së me 36,37, në Petrovec, ku Borçe Mitevski me 63,04 për qind është para Zvonko Cvetkovskit nga LSDM me 31,06 për qind, ndërsa në Pehçevë Igor Popovski ka 48,14 për qind në krahasim me Dragan Trençovski nga LSDM-ja, e cila ka 47,33 për qind. Në kryesim të lehtë është kandidati për kryetar i VMRO-DPMNE-së në Sveti Nikollë Zoran Tasev me 48,27 për qind para Sasho Velkovskit nga LSDM-ja me 46,87, ndërsa në Sopishte të Shkupit kandidati i  VMRO-DPMNE-së Stevçe Tërpovski prin me 56,90 para Dalibor Bogdanovskit nga LSDM-ja me 39,57 për qind. Në Prilep kryetari aktual i komunës nga VMRO-DPMNE Marjan Ristevski me 51,77 për qind është në një epërsi të lehtë ndaj Ilija Jovanovskit nga LSDM me 44,69 për qind.

Sipas rezultateve të përpunuara në Dollnen udhëheq Peco Vajgaleski nga VMRO-DPMNE me 58,29 para Bilal Karishiq nga LSDM me 31,31 në Zhelinë – Blerim Sejidi nga BESA – 47.69 para Fatmir Izairit nga BDI – 41,12 në Zelenikovë – Gievski nga LSDM me 66,85 është para Aleksandar Manevskit nga VMRO DPMNE me 26,85 në Jegunovcë udhëheq Darko Bllazhevski nga LSDM me 58,26 para Toni Kocevskit – 33, 91 në Kavadar – Mitko Jançev nga VMRO-DPMNE udhëheq me 51, 87 para Betijanev Kitev nga LSDM me 45.07 në Karbinci udhëheq Jordan Nasev nga LSDM-ja me 59,42 para Zoran Minov nga VMRO-DPMNE – 30,43.

Në Kërçovë – Vllatko Sajkovski ga VMRO-DPMNE kryeson me 48,72 para Fatmir Dehari i BDI-së – 44, 09, në Kratovë – Ljupco Bojaxhiev nga LSDM ka 55,06 dhe Mite Andonovski – 39.24 në Kriva Pallankë – Borjanço Micevski nga LSDSM me 57, 23 udhëheq para Arsenço Aleskovski – 39.73.

Në Studeniçan udhëheq BDI me kandidati i tyre Femi Junuzi, i cili ka 31,21 për qind në krahasim me Rexhep Memedin nga BESA – 28,87, ndërsa në komunën e Çairit të Shkupit udhëheq Visar Ganiu nga BDI me 58,88 për qind para Nermin Tellovskës nga VMRO-DPMNE me 22,43 për qind.

Në Mogillë, kandidati nga grupi i votuesve Stevo Pivkovski udhëheq me 38,07 për qind të votave para Jasna Gulevska nga LSDM-ja me 35,30 për qind, ndërsa në Rankovcë, Ivica Toshevski nga grupi i votuesve udhëheq ne 57,52 për qind para Robert Simonovskit nga VMRO-DPMNE me 38, 93 për qind.

Për komunat e tjera tani për tani nuk ka të dhëna të publikuara. 

Rezultatet e fundit nga KSHZ: LSDM kryeson në 41 komuna, VMRO-DPMNE në 14, BDI në 4

Sipas rezultateve fillestare që i ka publikuar Komisionit Shtetëror i Zgjedhje në ueb faqen e tij, kandidatët për kryetar të komunave të LSDM-së udhëheqin në 37 komuna, të VMRO-DPMNE në 15, BDI në katër.

Pas numërimit të 14.22 për qind të votave, në Manastir udhëheq Natasha Petrovska me 61.98 për qind kundrejt Zoran Ilioskit me 32,81 për qind, në Bogdanc udhëheq Bllazhe Shapov nga LSDM me 65,83 për qind kundrejt Nikolla Roglev – 32 66, ndërsa në Gjevgjeli prin Sasho Pockov i LSDM-së me 56,67 për qind, krahasuar me Ivan Frangov nga VMRO-DPMNE me 39,76 për qind. Edhe në Kumanovë udhëheq Maksim Dimitrievski nga LSDM me 62,64 krahasuar me Zoran Georgievskin nga VMRO-DPMNE me 28,06.

Image
Rezultatet mund t’i ndjekni KETU.

Në Veles tan për tani në një udhëheqje të vogël është kandidat i LSDM-së, Ace Kocevski me 48, 98 në krahasim me Sllavço Çadiev nga VMRO-DPMNE me 46,27 dhe baraz është në Gjorçe Petrov midis Aleksander Naumovskit nga LSDM-ja dhe Vllado Misajlovski nga VMRO-DPMNE.

Në Gazi Baba në kryesim të lehtë është Toni Trajkovski nga VMRO-DPMNE me 49,03 në krahasim me Boris Georgievskin nga LSDM – 44, 75, ndërsa në Shtip udhëheq Ilço Zahariev nga VMRO-DPMNE me 60 për qind në krahasim me Bllagoj Boçvarska nga LSDM – 33.

Në Tetovë, Teuta Arifi udhëheq me 29,54 në krahasim me Bilall Kasamin nga BESA 26,52.

Për komunat e tjera tani për tani nuk ka të dhëna të publikuara.

Fillon procesi i numërimit të votave në Maqedoni, këto janë rezultatet e para

Kandidati për kryetar të Aleancës për Shqiptarë, Zijadin Sela, ka fituar afër 10 mijë vota në qytetin e Strugës.

Kjo është bërë e ditur nga Shtabi zgjedhor i partisë se Selës në Strugë.

Zahariev nga VMRO-DPMNE udhëheq në Shtip

Kandidati i VMRO-DPMNE për kryetar të Shtipit, Ilço Zahariev kryeson me 689 vota më shumë se kandidati i LSDM, Blagoj Bocvarski.

Nga votat e deritanishme të numëruara, Ilço Zahariev ka fituar 7046 vota, ndërsa Bocvarski ka 6387 vota.

Siç ka thënë Nikola Sërbov në konferencë për shtyp sonte, VMRO-DPMNE ka një avantazh bindës në disa komuna në Republikën e Maqedonisë.

VMRO fiton në Komunën e Ilindenit

Zhika Stojanovski, kandidati i VMRO-DPMNE-së është kryetari i ri i vjetër i komunës së Ilindenit.

Sipas informatave jo zyrtare, rezultati është 2:1 për kandidatin e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit, përkatësisht 5200 vota , krahasuar me 3200 vota.Dhe në faqen e Facebook të Stojanovskit, fitorja tashmë është shpallur.

BDI gati për festë në Dibër

Edhe në Dibër nga burime jozyrtare mësohet se partia që është në avantazh është BDI.

Duket se edhe katër vite të tjera do kryesojë kjo parti dhe simpatizantët janë bërë gati të festojnë.

Gara është e ngushtë mes Aleancës për Shqiptarët dhe BDI.

Në Shkup, udhëheq Koce Trajanovski

Në qytetin e Shkupit sapo ka nisur numërimi i votave. Nga kutitë e numëruara deri tani prin kandidati i VMRO-DPMNe Koce Trajanovski me 844 vota, i dyti renditet Petre Shilego me 634 vota, pastaj Nafie Selmani nga BESA me 18 vota.

Kandidati i LSDM per qytetin e Shkupit Koce Trajanovski, nga numerimi i deritanishë udhëheq para kandidatit te  LSDM Petre Shilegov, i cili në këto zgjedhje ka edhe mbështetjen e BDI-së

Këto janë komunat në të cilat udhëheq LSDM

Sipas të dhënave të para partiake, jo zyrtarisht LSDM fiton në Gjevgjeli, Zelenikovë, Veles, Strumicë, Karposh dhe Qendër.

Në GaziBabë është baras nga votat e numëruar deri tani.

Ndërkaq edhe në Kumanovë, LSDM ka paralajmëruar fitore që në rrethinë e parë.

Rezultatet në Përshefcë dhe Dobrosht, Isen Asani mposht kundërkandidatët

Sipas rezultateve të para jozyrtare nga Komuna e Tearcës, në fshatin Dobrosht të kësaj komune prin Isen Asani nga BDI me 619 vota, kundrejt kandidatit të Aleancës për Shqiptarëve i cili ka fituar 571 vota. Lëvizja BESA në këtë vendbanim ka marë 108 vota ndërsa PDSH vetëm 70 vota.

Në fshatin Përshefcë të kësaj komune, BDI ka 309 vota, BESA 180 dhe Aleanca për Shqiptarëve 271 vota, dhe PDSH me 226 vota.

BDI prin në Sellcë të Malësisë së Tetovës

Sipas rezultateve të para jozyrtare nga fshati Sellcë, një nga fshtrat më të mëdhej në Malësinë e Tetovës, BDI prin e para me 565 vota të fituara, PDSH e dyta me 170, Besa e treta me 150 vota dhe Aleanca me 110 vota.

Rezultatet nga ky fshat janë përfundimtare por ende jozyrtare.

Nerashti nxjerr fituesin e saj

Amir Elezi i Lëvizjes BESA ka fituar bindshëm në Nerasht duke marrë 991 vota.

Ai ka lënë shumë pas kundërkandidatin Isen Asani i cili ka marë vetë 262 vota.

Aleanca për Shqiptarët ka fituar 81 votë, ndërsa PDSH ka fituar vetëm 16 vota.

Elezi dhe Isen Asani me gjitha gjasat do përballen në raundin e dytë se kush do të bëhet kryetar i Komunës së Tearcës.

Rezultatet e para nga Gostivari

Vazhdon procesi i numërimit në Komunën e Gostivarit.

Burime të afërta bëjnë me dije se deri më tani në këtë komunë kryeson Nevzat Bejta i BDI-së me 33.71 për qind të votave i ndjekur nga ArbenTaravari i Aleancës për Shqiptarët me 31.79 për qind të votave.

Ndërsa i treti në radhë për nga renditja vjen Asaf Ademi nga Besa me 19.80 për qind të votave.

BDI-ja kryeson në Likovë, ja sa vota kanë marrë Erkan Arifi dhe Shaban Zendeli

Vijon me ritme të kënaqshme numërimi i votave në komunën e Likovës, kështu sipas të dhënave të para kemi këto rezultate:

Mësohet se deri më tani kryeson Erkan Arifi i BDI-së me 43.69 për qind (4 325 vota), i ndjekur nga Shaban Zendeli i Besës me 38.08 për qind (3 950 vota), në vend të tretë renditet Bekim Afuqi i ASH-së (1 225 vota).

Tetovë prin akoma Teuta Arifi

Po vijon me ritme të kënaqshme numërimi i votave në komunën e Tetovës.

Sipas rezultateve të deritanishme në këtë komunë kryeson Teuta Arifi e BDI-së me 39.39 për qind të votave (1 354 vota), e cila ndiqet nga Bilall Kasami i Besës me 36.63 për qind (1 259 vota).Në vend të tretë deri më tani është Bardhyl Dauti i PDSH-së me 9 për qind (310 vota).

Në Ohër udhëheq kandidati i LSDM

LSDM ka filluar festen ne Ohër, kandidati i saj udhehqe bindshem para VMRO.

Nga numërimi i votave ne Ohër deri më tani udhëheq kandidati i LSDM me 6000 vota kundrejt kandidatit te VMRO-DPMNE me 4700 vota, kurse kandidati I pavarur ka marrë  520 vota. Bëhet e ditur se tashmë LSDM në këtë qytet ka filluar të festojë në Ohër, ndërsa VMRO-DPMNE ka mbyllur shtabin  e saj.

ASh prin bindshëm, ja në cilën komunë

Sela prin bindshëm në fshatrat e Strugës, ende nuk ka rezultate nga qyteti.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela është në udhëheqje të bindshme në fshatrat e komunës së Strugës, kundrejt Ramiz Merkos të BDi-së dhe Lavdrim Elmazit të Lëvizjes Besa, të cilët tani për tani janë të barabartë.

Garën mund ta vendosin votat e qytetit, prej ku ende nuk ka as informacione zyrtare e as jozyrtare.

Ahmeti shpall fitoren e parë në Kërçovë

Kërçova edhe në katër vitet e ardhshme do të udhëhiqet nga BDI.

“Me këtë rast dua t’ju përshëndes të gjithëve. Këto zgjedhje ishin zgjedhje ku një garë e fortë me konkurrent të shumtë. Me këtë rast dua që të shpall fitoren e parë në zgjedhjet lokale për mandatin e dytë, Fatmir Deharin. Kërçova në katër vitet e ardhshme do të udhëhiqet sërish nga BDI. Gjithashtu dua të shpall fitoren në Komunë e Pllasnicës, Ismail Jahoski. E rëndësishme ka qenë se zgjedhjet kanë shkuar mirë, pa probleme të theksuara dhe në nivel republike udhëheq BDI-ja dhe mendoj që ky do të jetë mandati I 11 fitues për BDI-në. Në pjesën dërmuese të komunave, udhëheq BDI-ja. Shtabi është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet lokale, presim rezultatet të cilat do ti kumtojmë në takimin e ardhshëm”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet në Maqedoni, për zgjedhjen e pushtetit të ri lokal në 80 komuna dhe Shkupin si njësi e veçantë e pushtetit vendor, i cili në përbërjen e tij ka dhjetë komuna, dy prej të cilave janë me shumicë shqiptare.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 17:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 49.14 për qind e votuesve me të drejtë vote në territorin e Maqedonisë.

Kurse, në raportimet e mëhershme KSHZ-ja kishte bërë të ditur se deri në orën 13:00, kanë votuar 27.11 për qind e votuesve në nivel shtetëror.

Rezultatet mund t’i ndjekni KETU.

Dalje më e ulët e votuesve është shënuar në vendbanimet me shumicë shqiptare.

Në komunën e Tetovës dalja e votuesve është 19 për qind, në Çair të Shkupit, 22 për qind si dhe atë të Likovës vetëm 15 për qind - komuna këto kur dalja në votime ishte dukshëm më e lartë në periudhën e njëjtë kohore gjatë zgjedhjeve lokale të mbajtura në vitin 2013.

Gjatë orëve të pasdites janë regjistruar dhjetëra incidente, si: fotografimi i fletës së votimit, tentim për të votua për person tjetër, tentim për blerje të votave etj. Këto incidente kanë bërë të ndërpritet për disa minuta procesi i votimit në disa vendvotime, për të cilat KSHZ-ja ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje dhe u ka dhënë direktiva komisioneve lokale për t’i mënjanuar problemet, pas çka ka vazhduar votimi.

Edhe nga Asociacioni qytetar “Most”, kanë njoftuar se vëzhguesit e kësaj organizate kanë regjistruar parregullsi në 16 vendvotime nga 3 mijë e 480 gjithsej, e që kanë të bëjnë me reagime nga ana e bordeve zgjedhore në 10 vendvotime, si dhe një problem i shkaktuar nga persona të paautorizuar në një vendvotim dhe mosrespektim të procedurës së votimit.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar për 26 raste të prishjes së procesit të votimit, prej të cilave 7 raste kanë të bëjnë me tentim për blerje të votave.

Megjithëse nga Policia e Maqedonisë gjatë ditës kanë deklaruar se procesi zgjedhor është zhvilluar kryesisht qetë dhe pa incidente serioze, edhe pse me momente të caktuara të prishjeve të vogla të procesit.

Në garën për të parin e komunës garuan pjesë 260 kandidatë të 19 partive politike dhe të koalicioneve të ndryshme përfshirë edhe kandidatë të pavarur. Kurse, i gjithë procesi zgjedhor u mbikëqyr nga rreth 5 mijë vëzhgues vendorë dhe afër 400 të huaj.

KSHZ: Dalja në zgjedhje deri ora 17:00 është 49.14% të votuesve

Komisioni Shtetëor Zgjedhor në Maqedoni ka kumtuar përqindjet e daljes në zgjedhje në të gjitha komunat e Maqedonisë.

Dalja deri në ora 17 në nivel republikan në të gjithë Maqedoninë është: 49.14%

Vevçani është komuna me dalje më të madhe të votuesve me 72%.

Dalja më e ulët është në Komunën Mavrovë Rostushë me 31.9%.

Vërehet pjesmarrje e vogël në komunat shqiptare në Maqedoni, kurse dalje më e madhe në komunat maqedonase ku ka më shumë se 50% dalje.

MPB: Deri në orën 14:00 paraqiten 26 parregullsi, një person tentoi të blejë vota

MPB në deklaratën e fundit njoftoi se deri në orën 14:00 janë paraqitur 26 raste të parregulltve zgjedhore.

Siç njoftuan nga Ministria, janë paraqitur raste të shitblerjes së votës, fotografim të fletës së votimit, transportimi i votuesve në vendvotim si dhe votim për dikë tjetër.

 Teksa po bëhen kontrolle në terren, në Koçani policia ka kapur një person që ka tentuar të korruptojë votues dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal.

MPB njofton se procesi zgjedhor po zhvillohet kryesisht qetë dhe pa incidente serioze edhe pse me momente të caktuara të prishjeve të vogla të procesit.

Dalje e ulët për votime në komunat shqiptare

Në Maqedoni sot po zhvillohen zgjedhjet për pushtetin e ri lokal në 80 komuna dhe Shkupin si njësi e veçantë e pushtetit vendor, i cili në përbërjen e tij ka dhjetë komuna, dy prej të cilave janë me shumicë shqiptare.

Të drejtën e votës e kanë 1.814.644 qytetarë, të drejtë që mund ta realizojnë në 3.480 vendvotime.

Në garën për të parin e komunës marrin pjesë 260 kandidatë të 19 partive politike dhe të koalicioneve të ndryshme përfshirë edhe kandidatë të pavarur.

Votimi për zgjedhjet lokale në Maqedoni po zhvillohet pa probleme, pa u shënuar ndonjë incident që do të ndikonte në mbarëvajtjen e procesit, ka njoftuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve edhe në konferencën e dytë për media.

KSHZ-ja ka bërë të ditur se deri në orën 13:00, kanë votuar 27.11 për qind e votuesve në nivel shtetëror. Dalje më e ulët e votuesve është shënuar në vendbanimet me shumicë shqiptare.

Në komunën e Tetovës dalja e votuesve është 19 për qind, në Çair të Shkupit, 22 për qind si dhe atë të Likovës vetëm 15 për qind - komuna këto kur dalja në votime ishte dukshëm më e lartë në periudhën e njëjtë kohore gjatë zgjedhjeve lokale të mbajtura në vitin 2013.

Ndërkaq, Asociacioni qytetar “MOST” që monitoron procesin zgjedhor me numrin më të madh të vëzhguesve, ka thënë se procesi zgjedhor po realizohet pa pengesa, ndërkohë që është vërejtur hapja me vonesë në gjashtë vendvotime, si dhe në pesë vendvotime janë regjistruar parregullsi më të vogla.

Edhe Nazmi Dauti, sekretar i Këshilli komunal në Tetovë, ka thënë se në komunën më të madhe të banuar kryesisht me popullatë shqiptare, procesi zgjedhor po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe pa probleme.

Image

“I gjithë procesi i votimit ka filluar dhe po zhvillohet ashtu siç duhet. Të gjitha vendvotimet në komunën tonë janë hapur me kohë që në orën shtatë të mëngjesit”, ka thënë Dauti.

Gjatë paradites, përfaqësuesit ndërkombëtarë në Maqedoni kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, si test shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Maqedonisë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, përmes një video -incizimi ka kërkuar nga votuesit që lirshëm dhe pa frikë të shfrytëzojnë të drejtës e votës, ndërsa nga institucionet të ndajnë aktivitetet shtetërore nga ato partiake.

“U bëjmë thirrje liderëve politikë dhe anëtarëve të partive t’i zbatojnë zgjedhjet pa frikësim dhe dhunë. Përkujtojmë rëndësinë për ndarjen e qartë mes aktiviteteve shtetërore dhe partiake, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve", ka deklaruar Zhbogar.

Edhe Ambasada e SHBA-së në Shkup ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërsa ka ftuar qytetarët që t’i denoncojnë të gjithë problemet në rast të parregullsive zgjedhore.

“I inkurajojmë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, me anë të së cilës ata do të shprehin qëndrimet e tyre për problemet që prekin shoqërinë. Gjithashtu, i inkurajojmë qytetarët, shoqërinë civile dhe mediumet që t’i paraqesin të gjitha problemet në rast të parregullsive zgjedhore”, thuhet në njoftimin me shkrim të Ambasadës Amerikane.

Ambasadori Xhes Bejli në mëngjes ka vizituar një vendvotim në Komunën e Çairit për të parë nga afër rrjedhën e procesit zgjedhor.

Image

Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 13:00, statistikat për komunat shqiptare

Dalja në votime deri në orën 13:00 në territorin e Maqedonisw është 27.11 për qind kanë bërë të ditur nga KSHZ.

Ata kanë thënë se në të gjithë vendvotimi votimi ka filluar në kohën e duhur, në përjashtim të dia vendvotimeve, ku ka pasur vonesa për shkaqe teknike.

Më poshtë janë përqindjet e daljes deri në orën 13:00 në disa prej komunave shqiptare.

“Gostivar: 18.21 për qind

Dibër: 19.28 për qind

Dollnen: 17,87 për qind

Zhelinë: 17.71 për qind

Kërçovë: 26.06 për qind

Kumanovë: 23.07

Likovë: 15.36 për qind

Saraj: 20.31 për qind

Studeniçan: 21.32 për

Strugë: 22.71 për qind

Tearcë 18.71 për qind

Tetovë: 18.76 për qind

Qendër: 33.52 për qind

Çair: 21.88 për qind

Tentim për vjedhje votash në Shkup, dyshime për “trenin bullgar”

Në qendër votimi ka dyshime se një parti ka tentuar të zbatojë falsifikimin e votimeve dhe manipulimin me vota, duke aplikuar “trenin bullgar” në një qendër votimi në Shkup.

Rasti është denonuar nga organizata “CIVIL2, e cila ka raportuar se kishte nisur zbatimi i këtij plani në vendvotimin 2686 në komunën Aerodrom në Shkup, por me ndërhyrjen e policisë, votimi është ndërprerë.

Sipas të dhënave, një votuesi i janë dhënë katër fletëvotime, por kur ai është nisur për të votuar, në kuti ka vendosur vetëm tre fletëvotime. Atij po i mungonte një fletëvotim për listën e këshilltarëve.

Pas reagimit të Komisionit votues, policia ka ndërprerë votimin, ndërsa votuesi është mbajtur në vendvotim për verifikim. Policia pret urdhër për kontroll.

Ekipi i vëzhguesve të “CIVIL” ka raportuar se në këtë vendvotim ka ndodhur tollovi dhe se qytetarët janë ankuar, ndërsa për shkak të pritjes së gjatë, disa votues janë tërhequr dhe janë larguar.

Voton Sela, thotë se ushtrohet presion nga oponentët politik ndaj qytetarëve

Sot në vendlindjen e tij në Livadhi të Strugës reth orës 11:00 lideri i Aleancës për shqiptarë Ziadin Sela, së bashku me bashkëshorten e tij ka kryer obligimin qytetarë dhe kushtetues.

“Kjo është dita ku të gjith ndjehemi të barabartë përpara kutive të votimit,është kuptimi i demokracisë, sot votuesit bëjnë Aleancë me njërën nga subjektet politike, shprehin vullnetin e tyre per zgjedhjet lokale për katër vitet e ardhëshme.Në vendvotimin ku votova votimi është i qetë si çdoherë që ka qenë dhe besoj se i qetë do të jetë dhe shpresoj i gjithe procesi zgjedhorë te jete i tillë në Strugë dhe më gjërë”, tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët. “Ka inormata që oponentët politik bëjnë presion dhe i frikësojnë qytetarët”, tha mes tjerash Sela.

Fotografon votën, kapet nga policia

Një votues në qytetin e Strugës ka fotografuar votën në vendin e votimit por është diktuar nga një vëzhgues i shoqatës qytetare MOST.

Votuesi është shoqëruar më pas nga policia të cilët kanë gjetur foton në celularin e tij.

Pas kësaj, zhvillimi i procesit në këtë qendër të votimit ka vazhduar pa u ndërprerë, ku deri në ora 12:00 kanë dalë 12% të votuesve.

Ndryshe, në Maqedoni sot po mbahen zgjedhjet lokale, gjatë të cilave do të zgjidhen kryetarët e 80 komunave dhe të qytetit të Shkupit si dhe anëtarët e kuvendeve komunale.

Më herët, u raportua për një incident në Butel, ku pati përleshje me grushte.

Maqedonasit po dalin dyfish më tepër në votime se sa shqiptarët

Deri në ora 10 në zgjedhjet lokale që po zhvillohen sot në Maqedoni, kanë votuar rreth 7 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve. Sipas të dhënave që publikoi KSHZ, bie në sy se në komunat ku jetojnë shumicë maqedonas dalja është dyfish më e madhe se në komunat ku jetojnë shumicë shqiptarë.

Kështu, deri sa jehona e votuesve në komunat Qendër dhe Strumicë, për shembull, është mbi 9 për qind, në Çair është pak mbi 5 për qind, në Tetovë nën 5 për qind, kurse në Gostivar 4.51 për qind. Në Demir Kapi madje kanë dalë 19 për qind e votuesve, kurse në Zhelinë 4 për qind.

Përfaqësuesit e KSHZ-së kanë njoftuar se deri në ora 10 nuk është paraqitur ndonjë rast i shkeljes zgjedhore.

Image

Grushte në disa qendra votimi

Në shkollën fillore Penko, rreth orës 10 ka ndodhur një incident, ku pas një përleshjeje verbale mes dy personave, e cila më pas kaloi edhe në përleshje fizike.

Jozyrtarisht Tv shenja mëson se njëri person ishte në gjendje të dehur.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë, të cilët menjëherë e penguan që incidenti të rritet, pas çka gjithçka iu kthye normalitetit menjëherë.

Procesi i votimit po vazhdon pa pengesa.

Kërcënohet një anëtar i këshillit zgjedhor në një vendvotim në Shkup

Një anëtar i këshillit zgjedhor në vendvotimin 2546 në shkollën fillore “Kiril dhe Metodij” në Shkup , lajmëroi nje incident sot në polici.

Sic informoi për MIA zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski, S.S anëtar i këshilit zgjedhor raportoi se kishte mosmarrëveshje verbale. Pasi anëtarët e këshillit zgjedhor përfunduan votimin e personave të moshuar dhe me nevoja,ata sollën kutinë e votimit në shkollën fillore “Kiril dhe Metodij” me qëllim që të mbyllnin votimin. Në atë moment, erdhi T.B dhe e thirri S.S në oborrin e shkollë ku filloi kërcënimet verbale me fjalë kërcënuese pas së cilës ai u largua në një drejtim të panjohur”, tha Angelovski. Nga MPB thonë se po punohet në zbardhjen e rastit.

Image

 

Përleshen dy burra në një vendvotim në Çair

Mediat në Maqedoni raportojnë se para pak çastesh në një vendvotim në Çair ka pasur përleshje mes dy burrave.

Deri me tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar nga ana e policisë, për incidentin e ndodhur ne vendvotimin në Çair.

Personat qe janë perleshur jane arrestuar nga policia.

Vendvotimet në Shkup janë hapur të gjithë, pa ndonjë problem të madh në procesin zgjedhor.

Porobleme me llamba

Në Çair ka pasur problem me bateritë e llambave për të verifikuar gishtat e votuesve që duhet të votojnë.

***

Maqedonia sot voton. Zgjedhjet e gjashta lokale mbahen në këto momente deri ora 19:00 kur priten të mbyllen të gjitha vendvotimet në Maqedoni.

Dje kanë votuar personat e palëvizshëm, ata që janë të shtruar në spital dhe të burgosurit.

Të drejtën e votimit mund ta ushtrojnë gjithësejt 1.814.644 qytetarë në 3.480 vendvotime.

Qytetarët kanë mundësi të votojnë për 80 kryetar komunash dhe për Bashkinë e Shkupit.

Gjithësejt 260 kandidatë janë në garë për t’u ulur në karriken e kryetarit të komunës, kurse 6.627 kandidatë janë duke garuar për këshillat komunale.

Zgjedhjet i ndjekin 5011 vëzhgues lokal dhe 373 nga institucionet e jashtme.

Komisioni Shtetëror zgjedhor do të pres raporte të detajuara nga Këshillet Komunale të Zgjedhjeve për të nisur informacione rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

Sot nga ora 07:00 fillojnë votimet për zgjedhjet lokale në Maqedoni.

Të drejtë vote kanë më shumë se 1 milionë e 800 mijë votues, të cilët do të mund të votojnë deri në ora 19:00.

Votimet do të mbahen për zgjedhjen e udhëheqësve lokalë në 80 komuna të Maqedonisë, ndërsa komuna me numrin më të madh të votuesve është Shkupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat