Votimi nëpër burgjet e Maqedonisë, kanë votuar 70% e të burgosurve

Maqedonia

Votimi nëpër burgjet e Maqedonisë, kanë votuar 70% e të burgosurve

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 07:58
Foto ilustruese

Dita e djeshme ka qenë e rezervuar që të votojnë qytetarët që janë të penguar që sot (e dielë) të dalin në vendvotime për të shprehur të drejtën e tyre demokratike, votimin.

Të burgosurit janë në grupën e qytetarëve të penguar të dalin nëpër vendvotimet publike.

Gjithësejt 70% e të regjistruarve për të votuar nëpër burgjet e Maqedonisë kanë votuar, ka thënë Ljupka Guguçevska.

Ajo gjithashtu është përgjigjur në zërat se nuk kanë votuar të gjithë të burgosurit.

”Secili ka të drejtë ankese deri tek komisioni përkatës”.

1.882 votues të regjistruar dhe të identifikuar si të burgosur kanë pasur të drejtën të votojnë në 13 vende për vuajtje të dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat