Maqedoni, dje votuan 70% e të burgosurve

Maqedonia

Maqedoni, dje votuan 70% e të burgosurve

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 10:50
Foto ilustruese

Dita e djeshme ka qenë ditë e rezervuar për votuesit pa të drejtë lirie dhe personat me aftësi të kufizuara.

Gjithsej 70% e të burgosurve me të drejtë vote në burgjet e Maqedonisë kanë votuar, tha Ljupka Guguçevska nga KSHZ.

Ajo gjithashtu u është përgjigjur zërave se shumë të burgosur nuk kanë arritur të votojnë.

”Secili ka të drejtë ankese tek komisioni përkatës”- është shprehur Ljupka Guguçevska. Ditën e djeshme 1.882 votues të regjistruar dhe të identifikuar si të burgosur kanë pasur të drejtën të votojnë në 13 vende për vuajtje të dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat