Partitë shqiptare në Maqedoni, “luftë” për disa komuna

Maqedonia

Partitë shqiptare në Maqedoni, “luftë” për disa komuna

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 10:52
Sela, Kasami dhe Ahmeti

Zgjedhjet lokale në Maqedoni po mbahen sot, ku pritet të zhvillohet betejë e ashpër sidomos ndërmjet dy partive maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE.

Por, garë interesante pritet edhe në komunat me shumicë shqiptare

Tetova, Çairi, Gostivar e Struga, janë komunat ku shqiptarët pritet të përcaktojnë fatin e tyre se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Kurse në Kërçovë kandidati i vetëm shqiptar është Fatmir Dehari i BDI-së, i cili përballë do ta ketë Vlatko Sajkoski e VMRO-DPMNE-së.

Për herë të parë në zgjedhje lokale po merr pjesë edhe Lëvizja Besa, e cila po vlerësohet se mund të shkaktojë befasi në ndonjë komunë.

Në Tetovë pritet një garë tejet interesante ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Ksami dhe nënkryetares së BDI-së, Teuta Arifi. Në këtë komunë PDSH-ja garon me Bardhyl Dautin kurse Aleanca për Shqiptarët me Adnan Nezirin.

Shqiptarët e komunë së Çairit kanë rastin të zgjedhin nëdrmjet Visar Gaiut të BDI-së, Zeqirja Ibrahimit të Besës dhe Faruk Avdiut të Aleancës për Shqiptaërt.

Edhe një mandat në krye të Strugës synon i pari i ASH, Ziadin Sela. Ai do ta ketë përballë Asim Musën e BDI-së së Ali Ahmetit, dhe Lavdrin Elmazin nga Lëvizja Besa.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari i ka hyrë garës edhe për zgjedhjet lokale. Ai synon të marrë frontin e të parit në Gostivar.

Kundërkandidatët e Taravarit, janë Nevzat Bejta nga BDI dhe Asaf Ademi nga Lëvizja Besa.

Garë e ashpër sipas njohësve politikë në Maqedoni, pritet të zhvillohet edhe në Kumanovë, Zhelinë, Haraçinë e Studeniçan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat