Bllokohet procesi i votimit në dy qendra në Gostivar, shkaku i “Trenit bullgar”

Maqedonia

Bllokohet procesi i votimit në dy qendra në Gostivar, shkaku i “Trenit bullgar”

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 13:33
Ilustrim

Raportohet se është ndalur procesi i votimit në dy vendvotime në Gostivar për shkak të fenomenit të ashtuquajtur “treni bullgar”.

Kështu ëshë duke u tentuar të veprohet nga disa aktivistë të një partie shqiptare në pushtet.

Manipulimi i votave, apo “Treni Bullgar”, lehtëson blerjen e votës përmes të cilës ata që i nxjerrin fletëvotimet jashtë, i plotësojnë ato, ua japin personave të cilëve ua blejnë votën dhe i kërkojnë që ato fletëvotime t’i fusin brenda, ndërsa fletëvotimet e rregullta t’i nxjerrin jashtë dhe kështu ato të përsëriten tek personat e tjerë.

Ndryshe, për parregullësi në Gostivar ka folur edhe Asaf Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat