Ja padia penale e ngritur kundër Petre Shilegov për sulmin ndaj një vajze shqiptare nga Gostivari

Maqedonia

Ja padia penale e ngritur kundër Petre Shilegov për sulmin ndaj një vajze shqiptare nga Gostivari

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 14:11
Petre Shilegov

Një natë më parë në rrjetet sociale është publikuar një dokument u duket qartë padia penale e ngritur kundër kandidatit për kryetar të Shkupit nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov, për sulmin ndaj një vajze shqiptare 24 vjeçe nga Gostivari.

Në dokument thuhet se padia kundër Petre Shilegov është ngritur sepse më datën 3 prill të vitit 2003 në Shkup, ai duke qenë në gjendje të alkoolizuar, e kishte ftuar në makinën e tij vajzën Ermina D., nga Gostivari.

Vajza nuk kishte pranuar që të futej në makinën e tij, e pas kësaj ai kishte tentuar që ta fusë me forcë duke i thënë se atë natë ajo duhej të kryente seks me të, e më pas kishte nisur ta prekte në pjesët intime.

Kjo situatë kishte ndaluar kur në vendin e ngjarjes erdhën personat me iniciale E. R., dhe T. R., të dy nga Shkupi. Shilegov, i nervozuar nga personat që e ndalën ta përfundojë punën e nisur, pra ta përdhunojë vajzën, kishet nisur të përleshet fizikisht me ta.

Shumë media në Maqedoni kanë shkruar shumë herë se Petre Shilegov është i varur nga alkooli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat