Zaev: Sot është ditë e madhe për demokracinë në Maqedoni

Maqedonia

Zaev: Sot është ditë e madhe për demokracinë në Maqedoni

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 14:48
Zaev

Sot është ditë e madhe për demokracinë në Maqedoni deklaroi kryeministri i vendit dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev pasi hodhi votën në vendin e tij të lindjes, në Strumicë.

“Sot në rrugën e zgjedhjeve fer, demokratike dhe të lira, qytetarët do e shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe do përcaktohen për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë, do përcaktohen për një shoqëri në të gjithë Maqedoninë”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Zaev tha se pret që dita të kalojë me seriozitet brenda kornizave të zgjedhjeve lokale të cilat janë me rëndësi të madhe për vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat