BDI: Zgjedhjet po zhvillohen në mënyrë demokratike

Maqedonia

BDI: Zgjedhjet po zhvillohen në mënyrë demokratike

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 17:49
Arbër Ademi

Vlerësojmë se procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale po zhvillohet në mënyrë demokratike dhe qytetarët kanë mundësi që ta shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të papenguar. Kështu theksoi zëdhënësi i Shtabit Qendror Zgjedhor të  BDI-së, Arbër Ademi në takimin e parë me gazetarë.

“Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe organizatat joqeveritare bashkë me shumë mbikëqyrës ndërkombëtar që po vëzhgojnë ecurinë e këtyre zgjedhjeve e shohin këtë proces kryesisht si të rregulltë dhe në përputhshmëri me pritshmëritë e pjesëmarrësve në proces. Parregullsitë e vogla teknike që janë evidentuar në disa vendvotime nuk cenojnë në asnjë mënyrë procesin dhe prandaj ftojmë partitë politike që mos të kërkojnë alibi për verdiktin e sotëm të popullit, por të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit dhe të japin kontributin e tyre për zgjedhje të lira dhe demokratike. Ne ftojmë qytetarët të dalin masovikisht ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të votojnë sipas bindjes së tyre, të lirë dhe pa asnjë frikësim dhe kushtëzim, ndërsa çdo parregullsi eventçdo parregullsi eventuale, ta raportojnë në institucionet përkatëse”, tha Arbër Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat