Gjithsej 26 incidente, votimi është ndërprerë në 10 vendvotime

Maqedonia

Gjithsej 26 incidente, votimi është ndërprerë në 10 vendvotime

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 17:58
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme deri në ora 14, në MPB janë denoncuar 26 incidente që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Në mesin e parregullsive të shënuara janë blerja e votave, transportim i votuesve në vendvotime, fotografim i fletës së votimit si dhe votim për person tjetër. Janë evidentuar edhe 10 raste të ndërprerjes së votimeve në vendvotime të ndryshme, ku pas konsultimeve të caktuara dhe ndërprerjeve të shkurtra prej 15 deri 20 minuta, procesi ka vazhduar, njofton MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat