Dalja e votuesve deri në orën 17:00, ja krahasimi me zgjedhjet lokale 2013

Maqedonia

Dalja e votuesve deri në orën 17:00, ja krahasimi me zgjedhjet lokale 2013

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 19:12
Ilustrim

Në Maqedoni sot mbahen zgjedhjet e gjashta lokale pas pavarësisë së vendit. Qytetarët zgjedhin kryetarë dhe këshilltarë të komunave në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Votohet në 3.480 vendvotime, ndërkaq të drejtë vote kanë 1.814.644 votues të cilët mund të deklarohen për 260 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 6.627 kandidatë të 372 listave për anëtarë të këshillit.

Deri në ora 17:00 kanë votuar gjithësej 49,02%.
Sipas numrit të votuesve (sipas KSHZ-s) të dalë deri në orën 17:00 në Komunat me shumicë shqiptare duke bërë krahasimin me zgjedhjet lokale të vitit 2013. Sipas tabelës mund të shihet se numri i votuesve, njësoj si në orën dhjetë dhe trembëdhjetë në të gjitha komunat në zgjedhje është më i zbehtë se në vitin 2013 edhe pse numri i votuesve të regjistruar është më i lartë.

Për të parë krahasimin shihni tabelën:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat