BDI fiton dy komuna, në 12 të tjera shkon në balotazh

Maqedonia

BDI fiton dy komuna, në 12 të tjera shkon në balotazh

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 23:05
BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim në dy komuna ka fituar në rrethin e parë në Kërcovë dhe në Plasnicë ndërsa në 12 komuna tjera shkon në balotazh duke pasur një epërsi të ndjeshme në të gjitha komunat tha në pres konferencën Fatir Besimi shef I shtabit zgjedhor

BDI në  këto zgjedhje është e para si fituese në komunën e Kërçovës me 8 mijë vota epërsi, në Pllasnicë me mbi 4 mijë vota dhe në Likovë me mbi 3 mijë vota.  Në Gostivar shkojmë në balotazh me ASH me një epërsi prej 700 vota, në Saraj kemi epërsi prej 3 mijë vota nga BESA, në Bogovinë 800 vota epërsi, në Vrapçisht  me 400 vota epërsi, në Zhelinë garon me lëvizjsn BESA, në Tearcë garon me Lëvizjen BESA me një epërsi prej prej  300 vota. Në Dibër me ASH me një epërsi prej 800 vota tha në pres konferencën Fatmri Besimi shef i shtabit të BDI-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat