Gruevski pranon humbjen, por zgjedhjet i quan jo demokratike

Maqedonia

Gruevski pranon humbjen, por zgjedhjet i quan jo demokratike

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 23:56
Nikola Gruevski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, ka mbajtur një konferencë për media pas zgjedhjeve në Maqedoni ku partia e tij ka humbur në shumicën e komunave nga rivali LSDM-ja.

Gruevski, me gjysmë zëri, ka pranuar se kanë pësuar humbje në këto zgjedhje dhe se ai e ka një dorë të përgjegjësisë për këtë rezultat.

Por, Gruevski ka thënë se zgjedhjet u realizuan me shumë parregullsi.

Ai ka përmendur presion politik që, sipas tij, është bërë mbi qytetarët.

Zgjedhjet në përgjithësi i ka quajtur jo demokratike, ndërsa ka folur edhe për përzierjen e policisë në keqpërdorime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat