KSHZ: Në mesditë shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni

Maqedonia

KSHZ: Në mesditë shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 09:47
Aleksandar Çiçakovski

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në mesditë pritet t’i kumtojë rezultatet e para nga votimi i djeshëm për zgjedhjet lokale.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski mbrëmë në konferencë për shtyp paralajmëroi se sot rreth orës 11 apo 12 do të dalin me rezultatet e para. Përndryshe, KSHZ duhet në afat prej 12 orëve nga mbyllja e vendvotimeve t’i kumtojë rezultatet e para.

Deri më tani KSHZ ka përpunuar 96,64 për qind të votave dhe sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e tyre, kandidatët për kryetarë të LSDM-së udhëheqin në 43 komuna, të VMRO-DPMNE-së në 9 komuna, të BDI-së në 12, ndërsa kandidatët e nëntë partive të tjera, koalicioneve dhe nga grupi i votuesve udhëheqin në komunat e tjera, raportojnë mediat në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat