Ja kush me kë do të shkojë në balotazh në komunat me shumicë shqiptare

Maqedonia

Ja kush me kë do të shkojë në balotazh në komunat me shumicë shqiptare

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 10:50
Ilustrim

Sipas 97% të numërimit të vendvotimeve dhe sipas të gjitha gjasave, shumica e komunave me shumicë shqiptare do të shkojnë në balotazh pasi nuk ka kandidatë që ka fituar mbi 51% të votave, përveç në dy komuna me shumicë shqiptare kanë zgjedhur krerët e komunave edhe atë, në Haraçinë ka fituar kandidatja e LSDM-së, Milikije Halimi me 3.067 vota ose 57.81% dhe në Kërçovë ka fituar Fatmir Dehari me 17.116 vota ose 60.36%.

Ja kush me kë shkon në balotazh:

Image

Nga ana tjetër, në Komunat me shumicë maqedonase sipas të dhënave jo-zyrtare, LSDM ka fituar 40 komuna që në rrethin e parë, ndërkaq në të tjerat do të shkojë në balotazh.

Jo-zyrtarisht ndër qytetet më të mëdha mësohet se LSDM-ja ka fituar Qytetin e Shkupit që në rrethin e parë, Manastirin, Strumicën, Ohrin dhe Shtipin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat