Gjendja ekonomike e subjekteve afariste, e përmirësuar, pritet rritje e punësimeve

Maqedonia

Gjendja ekonomike e subjekteve afariste, e përmirësuar, pritet rritje e punësimeve

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 14:46
Ilustrim

Gjendja ekonomike e subjekteve afariste muajin e kaluar ka qenë e volitshme në krahasim me gushtin e vitit 2017 dhe shtatorin e vitit 2016, konsiderojnë menaxherët.

Sipas tyre, pritet numri i të punësuarve të rritet. Siç kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës, duke u thirrur në vlerësimin e menaxherëve, siguria e prodhimit me porosi në shtator 2017 në krahasim me vitin 2017 është më pak e volitshme.

Më pak të volitshme janë edhe pritjet për vëllimin e prodhimit në tre muajt e ardhshëm, derisa tepricat e prodhimeve të gatshme janë zvogëluar në krahasim me gushtin e vitit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat