PPRM: Gjashtë lëndë me dyshim të konfirmuar për vepra penale të lidhura me procesin zgjedhor

Maqedonia

PPRM: Gjashtë lëndë me dyshim të konfirmuar për vepra penale të lidhura me procesin zgjedhor

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:23
Prokuroria

Në Prokuroritë themelore publike në Maqedoni deri në përfundimin e ditës zgjedhore po veprohet në gjashtë ngjarje kundërvajtëse-juridike, prej të cilave një në Prokurorinë Themelore Publike Manastir, dy në Prokurorinë Themelore Publike Koçani dhe tre në Prokurorinë Themelore Publike Shkup.

Prokuroria vepron në to për shkak të ekzistimit të konfirmuar të dyshimit themelor se janë kryer vepra penale të lidhura me procesin zgjedhor. Gjatë këtyre procedurave parahetuese, të cilat po udhëhiqen në prokuroritë, ndërmerren veprime për grumbullimin e dëshmive verbale dhe materiale për kompletimin e lëndëve dhe miratimin e vendimeve të prokurorisë publike për veprim të mëtejshëm.

Veprat për të cilat po udhëhiqen procedurat kanë të bëjnë për ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, për keqpërdorim të së drejtes per te votuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat