KSHZ: Zgjedhjet ishin sipas Ligjit dhe shumë korrekte

Maqedonia

KSHZ: Zgjedhjet ishin sipas Ligjit dhe shumë korrekte

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 20:57
Konferenca e KSHZ-së

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski sot në konferencë për shtyp, ku doli t’i prezentojë rezultatet e zgjedhjeve të djeshme, tha se janë shumë të kënaqur se zgjedhjet kanë qenë demokratike dhe korrekte.

Çiçakovski tha se rezultatet përfundimtare do të shpallen deri neser ora 19, 48 orë pas mbylljes së vendvotimeve.

Ai për procesin zgjedhor tha se shteti i Maqedonisë ka pasur zgjedhje demokratike dhe korrekte. Ai njoftoi palët garuese se mund të parashtrojnë ankesa për procesin e votimit dhe se mund të vendoset për ankesat e tyre nga Gjykata Administrative e Maqedonisë.

”Gjithçka ka qenë sipas ligjit dhe kërkesave për zgjedhje korrekte dhe demokratike” përfundoi Çiçakovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat