Zaev: Zgjedhjet treguan se përfundoi koha e nacionalizmit në Maqedoni

Maqedonia

Zaev: Zgjedhjet treguan se përfundoi koha e nacionalizmit në Maqedoni

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 21:17
Zoran Zaev

Koha e nacionalizmit përfundoi. Këtë e treguan rezultatet nga zgjedhjet e djeshme lokale. Qytetarët e dërguan mesazhin. Opozita duhet t'i ndryshojë politikat që i ka zbatuar në disa muajt e fundit, porositi sot kryeministri Zoran Zaev.

Nacionalizmi, tha kryeministri, nuk kaloi as në Maqedoninë perëndimore as në atë lindore. Mesazhi nga qytetarët arriti deri tek ne, ndërsa shpresoj edhe deri te opozita.

"Zgjedhjet ishin konfirmim për kandidatë të mirë, ndërsa qytetarët dhanë mbështetje në debatin për atë në cilin drejtim do të lëvizë shteti. Mesazhi erdhi deri tek ne si konfirmim për politikat tona. Këto zgjedhje le të jenë fund i gjithë nacionalizmit në shtet. Qytetarët kishin përzgjedhje në zgjedhje të lira dhe demokratike të thonë se në cilin drejtim dëshirojnë që të lëvizë shteti. Pamë se nuk kaloi nacionalizmi, as në Maqedoninë lindore as në atë perëndimore. Mesazhin e dërguan qytetarët, se cilët janë politikanët më të urtë. Duhet të respektohen këto politika", tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me kolegun malazez Dushko Maroviq.

I bëj thirrje opozitës që t'i ndryshojë politikat e saj, të cilat, siç tha, i ka zhvilluar në periudhën e kaluar dhe në bashkëpunim të përbashkët në parlament dhe institucionet e tjera. Nuk ka qëllim, tha, të përzihet në politikën e tyre të brendshme. Por, tha, nevojitet opozitë e fuqishme dhe bashkëpunim me të në interes të qytetarëve dhe për çështjet që priten në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat