Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së vendimtarë edhe në këshillin komunal në Çair

Maqedonia

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së vendimtarë edhe në këshillin komunal në Çair

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 22:06
Ilustrim

Mbi 30 mijë vota, aq sa janë regjistruar në Komunën e Çair, prapë se prapë nuk kanë mjaftuar që një subjekt i caktuar politik të marrë shumicën e këshilltarëve

Sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, dallimi mes BDI-së dhe Lëvizjes BESA është një këshilltar më tepër, respektivisht diferenca në këshilltarë është 9 me 8, ndërsa në vota dallimi mes këtyre dy subjekteve për këshilltarë komune është 8361 për BDI dhe 7891 për Lëvizjen BESA. 

Ndryshe, partia e tretë e cila ka fituar më shumë vota për këshilltarë është LSDM, megjithatë së bashku me VMRO-DPMNE, këto dy parti në Këshillin Komunal të Çairit pritet t’i kenë nga 4 këshilltarë. 

Dhe e partia e fundit e cila ka fituar këshilltar në Komunën e Çairit, është Aleanca për Shqiptarët, parti kjo e cila ka grumbulluar mbi 2 mijë vota, që i kanë mjaftuar për marrjen e dy këshilltarëve. 

Ndërsa numri i përgjithshëm i këshilltarëve në Komunën e Çairit është 27-të. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat