ASH mohon zërat për dalje nga Qeveria

Maqedonia

ASH mohon zërat për dalje nga Qeveria

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 09:55
Aleanca për Shqiptarët (ASH)

Aleanca për Shqiptarët (ASH) përmes portalit ‘Fol’ informon publikun në lidhje me informatat dhe lajmet e publikuara nëpër disa portale se Aleanca për Shqiptarët do të del nga Qeveria, janë dezinformata dhe të pavërteta që kanë për qëllim të krijojnë konfuzion.

”Rikujtojmë opinionin se pjesëmarrja e ASH në Qeveri, ka dhënë efektet pozitive në interes të shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve në Maqedoni.

Kontributi politik i ASH në krijimin e Qeverisë reformatore, Zgjedhja e Kryetarit shqiptar të Parlamentit, ishin disa nga përcaktimet dhe zotimet e ASH, për tu bërë pjesë e qeverisë, që sot janë realitet.

Funksionimi i shtetit të së drejtës në Maqedoni, si dhe rishqyrtimi i rasteve të montuara politike, vënia në procedurë parlamentare të Ligjit të Gjuhës shqipe si dhe votimi i sajë ditëve në vijim janë treguesit më të saktë të rolit dhe veprimit politik të Aleancës për Shqiptarët, si dhe kontributi ynë në përcaktimin politik në instalimin e vlerave euro-atlantike, si dhe integrimi sa më i shpejtë në NATO dhe UE”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Nga atje shtojnë se rezultatet pozitive të ASH në zgjedhjet Lokale 2017, dyfishimi i votave, si dhe mundësia reale e ASH për t’i fituar pesë komuna në rrethin e dyte zgjedhor, flasin se ASH ka rritje jashtëzakonisht të madhe në krahasim me subjektet tjera politike shqiptare, që i bie se ASH ka legjitimitet të dyfishuar dhe të plotë për të qenë pjesë e qeverisë së RM, duke e materializuar potencialin votues, në shërbim të shqiptarëve dhe qytetarëve në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat