Më 29 tetor votohet për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

Maqedonia

Më 29 tetor votohet për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 10:26
Ilustrim

Më 29 tetor do të votohet për përzgjedhjen e kryetarëve të 35 komunave të tjera, të cilat nuk u zgjodh kryetari i komunës në raundin e parë në zgjedhjet lokale.

Në raundin e dytë LSDM dhe VMRO-DPMNE do të garojnë në 19 komuna, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët në pesë, BDI dhe BESA në shtatë, në një komunë kandidati i një grupi votuesish dhe VMRO-DPMNE-së, në një BDI dhe LSDM, në një LSDM dhe Aleanca e romëve dhe në një tjetër PDSH dhe BESA.

Sipas të dhënave të përpunuara të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në raundin e parë LSDM fitoi 37 mandate të kryetarëve të komunave, ndërsa kandidatët e tyre për kryetarë janë në avantazh para VMRO-DPMNE-së në komunat e Shkupit, Kisella Vodë, Butel dhe Gazi Babë, si dhe në Vinicë, Gradsko, Demir Kapi, Jegunovc, Karbincë, Makedoska Kamenicë, Makedonski Brod, Rosoman, Nagoriçan, Probishtip, Çeshinovë-Obleshevë dhe Çashkë.
VMRO-DPMNE në raundin e parë fitoi tre mandate për kryetar komune edhe atë në Ilinden, Petrovec dhe Sopishte, ndërsa kandidatët e tyre udhëheqin në gjashtë komuna – Zërnovcë, Kavadar, Novaci, Probishtip, Çeshinovë-Obleshevë dhe Shtip.

Më i ngushtë është dallimi midis kandidatëve të VMRO-DPMNE dhe LSDM në Shtip dhe Çeshinovë-Obleshevë, si dhe në komunat e Gazi Babës dhe Kisella Vodës, është më e vështira.
Në raundin e parë dy vende për kryetar të komunave kanë fituar BDI, dy- grup votuesish dhe një vend ka fituar Partia Demokratike e Turqve në Qendrën Zhupa.
Në vijim është fushata zgjedhore për rrethin e dytë, ndërsa tani rrjedh edhe afati për parashtrim të ankesave dhe apeleve deri te Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor, Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat