29 tetori do të jetë sfida e radhës e partive politike

Maqedonia

29 tetori do të jetë sfida e radhës e partive politike

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 11:04
Ilustrim

Nga informacionet e publikuara nga KSHZ-ja, në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale partitë do të garojnë në 35 komuna.

– VMRO-DPMNE dhe LSDM do të garojnë në 19 komuna,-BDI DHE Aleanca për Shqiptarët  do të garojnë në pesë komuna,-BDI dhe BESA do të garojnë në 9 komuna-BDI dhe LSDM në 1 komunë– LSDM dhe Lidhja e romëve  në 1 komunë dhe-PDSH dhe BESA në një komunë.

Sipas të dhënave të përpunuar nga KSHZ-ja në rrethin e parë LSDM fitoi 37 kryetarë për komuna,  dhe kandidatët në epërsi kundrejt VMRO-DPMN-së ishin në Kisella Vodë, Butel, Gazi Babë, Vinicë,Qytetin e Shkupit, Demir Kapi, Jegunovce, Karbinci, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Rosoman, Staro Nagoriçan dhe Çashkë.

VMRO-DPMNE në rrethin e parë fitoi në tre komuna Ilindien, Petrovec, Sopishtë kurse kandidatët që janë në epërsi në gjashtë komuna, Zrnovc, Kavadar, Novaci, Probishtip, Çeshinovë, Obleshevë, Shtip.

BDI në rrethin e dytë ka përparësi në 11 komuna, kurse Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH janë në epërsi  vetëm nga një komunë.
Rrethi i dytë për zgjedhjet lokale do të mbahet më 29 tetor, kurse kampanja zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në ora 24.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat