BE: Të sigurohen kushte për zgjedhje të besueshme në rrethin e dytë

Maqedonia

BE: Të sigurohen kushte për zgjedhje të besueshme në rrethin e dytë

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 13:07
Bruksel

Delegacioni i BE-së në Shkup vlerëson se zgjedhjet lokale të 15 tetorit u mbajtën në ambient konkurrues. Në njoftimin e BE-së përmenden përfundimet e misionit të OSBE/ODIHR, të cilët më herët njoftuan se rregullat e përgjithshme të zgjedhjeve korrekte janë respektuar.

“Pushtetet duhet në mënyrë efektive të rishikojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR. BE është e gatshme të ndihmojë në këtë proces”, thuhet në njoftimin e BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

BE gjithashtu ju bën thirrje përfaqësuesve politik të sillen me përgjegjësi dhe gjithë institucionet të sigurojnë kushte për proces zgjedhor transparent dhe të besueshëm në rrethin e dytë.

BE inkurajon kandidatët e zgjedhur në rrethin e parë të kontribuojnë në përparimin e agjendës evropiane në vend.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme OSBE/ODIHR përmes një njoftimi theksoi se zgjedhjet lokale kanë kaluar në atmosferë të mirë dhe të qetë, janë organizuar mirë, sipas të gjithë standardeve ndërkombëtare, me disa gabime të vogla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat