Talat Xhaferi kërkon largimin e vizave për udhëtim në Meksikë

Maqedonia

Talat Xhaferi kërkon largimin e vizave për udhëtim në Meksikë

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 14:50
Xhaferi dhe Arojo shprehën kënaqësi nga realizimi i këtij takimi të parë zyrtar ndërmjet kryetarëve të dy parlamenteve.

Heqja e regjimit të vizave për hyrjen e qytetarëve të  Maqedonisë në Meksikë do të ishte me rëndësi të veçantë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke e marrë parasysh se Maqedonia tani më i ka abroguar vizat për qytetarët e Meksikës, theksoi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në takim me kryetarin e senatit të Meksikës Ernesto, Kordero Arojo, në kuadër të Asamblesë së 137-të të Unionit Interparlamentar (UIP), që mbahet në Shën Peterburg.

Xhaferi dhe Arojo shprehën kënaqësi nga realizimi i këtij takimi të parë zyrtar ndërmjet kryetarëve të dy parlamenteve dhe nga mundësia për këmbimin e mendimeve për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Xhaferi konstatoi se, edhe përskaj distancës së madhe gjeografike, ekziston mundësi për përforcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar në nivel multilateral në kuadër të Unionit Interparlamentar, si edhe në nivel bilateral.

Ai informoi se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, tani më është formuar grupi i deputetëve për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve.

Kryetari i Senatit të Meksikës, Arojo, theksoi se për Meksikën është me rëndësi të madhe që Kueves Baron të zgjidhet kryetare e Unionit Interparlamentar dhe theksoi se senatorja e ka përkrahjen e të dy shtëpive, të Kongresit dhe të Qeverisë së Meksikës.

Ai u pajtua se marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Meksikës, shënon zhvillim pozitiv por edhe se ka hapësirë të mjaftueshme për thellimin e tyre të mëtutjeshëm. Arojo e ftoi kryetarin e Kuvendit të Republikës të vijë në vizitë zyrtare në Meksikë.

Në fund të takimit, kryetarët e parlamenteve u pajtuan se me promovimin e diplomacisë parlamentare, do të hapet mundësi për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Meksikës, si në plan parlamentar ashtu edhe në të gjitha fushat tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat