Zaev-Zvizdiq: Përmes avancimit të bashkëpunimit deri në anëtarësim më të shpejtë në BE

Maqedonia

Zaev-Zvizdiq: Përmes avancimit të bashkëpunimit deri në anëtarësim më të shpejtë në BE

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 15:28
Zvizdiq dhe Zaev

Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina ndajnë qëllim të përbashkët – anëtarësimin në BE dhe në NATO, ndërsa kjo mund të përshpejtohet përmes avancimit të bashkëpunimit të përbashkët, vlerësuan sot në pres konferencë të përbashkët kryeministri Zoran Zaev dhe kryesuesi i Këshillit të ministrave të BeH-së Denis Zvizdiq.

“I gjithë Ballkani Perëndimor, të gjitha gjashtë vendet aspirante për anëtarësim të plotfuqishëm në BE ndërtojmë strategji të përbashkët, paraqitje të përbashkët rajonale. Mbështetemi në mënyrë të ndërsjellë  duke ndihmuar të gjithë për anëtarësim të plotfuqishëm në BE, por para së gjithash, do të ndihmohemi për avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet të dy vendeve, të cilat si dhe rajoni ndajnë aspirata të njëjta dhe ardhmëri të njëjtë për qytetarët e tyre”, tha Zaev.

Zvizdiq e uroi Zaevin për suksesin në zgjedhjet lokale, duke e vlerësuar si konfirmim të një vizioni të ri i cili është i bazuar në krijimin e gjendjes stabile, në zhvillim ekonomik, integrimit evropian, vizion i cili tha ka për qëllim  prosperitetin e shtetit, vende të reja të punës dhe mbajtjen e të rinjve në rajonin tonë.

“Pikërisht kjo hasi në tokë pjellore, ndërsa ky është edhe mesazhi që duan në realitet qytetarët e Ballkanit Perëndimor – kjo është paqe, stabilitet dhe zhvillim, lidhje dhe integrime, të cilat nga shtetet tona dhe rajoni do të bëjnë shoqëri prosperuese dhe rajon prosperues”, tha Zvizdiq i cili merr pjesë në vend me rastin e Samitit 100.

Të dy ministrat theksuan se është me rëndësi të vazhdohet me avancimin e bashkëpunimit ekonomik, paraqitje të përbashkët gjatë aplikimit për fondet e BE-së, si dhe atë infrastrukturore, lidhje transportuese ndërmjet dy vendeve dhe rajonit. Zaevi përkujtoi se të dy vendet tashmë kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në fushën e bujqësisë, në pjesën e patentave për shoferë dhe paralajmërime se do të pasojnë edhe marrëveshje për udhëtim mes dy vendeve me letërnjoftim të Shkupit në Sarajevë, me mundësi për përfshirjen edhe të Podgoricës. Ndërlidhja më e mirë e komunikimit hap mundësi më të mëdha për avancim të përgjithshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, shtoi Zaev.

Të drejtat e komunitetit etnik boshnjak në Maqedoni po respektohen, ishte theksuar në konferencën për shtyp. Zaevi paralajmëroi se nga viti 2018 gjuha boshnjake e cila deri më tani në përdorim eksperimental, do të hyjë në procesin arsimor. Do të ndërtohet shkollë e re në Komunën  e Studeniçanit, ku jeton komuniteti më i madh boshnjak, ndërsa janë paraparë edhe projekte infrastrukturore në vendbanimet në Konjare të Poshtme dhe të Epërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat