Samit 100: Përmes bashkëpunimit të përforcuar ekonomik deri në standard më të lartë jetese

Maqedonia

Samit 100: Përmes bashkëpunimit të përforcuar ekonomik deri në standard më të lartë jetese

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 16:56
Edi Rama- Zoran Zaev

Përforcimi i bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, para së gjithash ekonomik në drejtim të rritjes së standardit jetësore të qytetarëve nga rajoni është mesazhi, që e dërguan sot kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi në hapjen e panel-sesionit “A do të mundet që të konkurrojë rajoni në tregon global?”, i cili po mbahet në ditën e dytë të Samitit 100 në Shkup.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor përmes përforcimit të bashkëpunimit rajonale ta sjellin këtu Evropën”, porositi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i cili e hapi sesionin.

Ai theksoi se i gjithë rajoni pret për anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, për çfarë arsye duhet të ndërmerren aksione të përbashkëta në këtë drejtim.

“Duhet të ndërmarrim aksione të përbashkëta nëse dëshirojmë ta rrisim standardin jetësor për të gjithë qytetarët në rajon dhe ta lëvizim drejt atij të qytetarëve në BE. Punojmë në drejtim të avancimit të bashkëpunimit rajonal me të gjithë gjashtë vendet. Evropa Perëndimore më shumë do të na respektojë në qoftë se jemi të bashkuar dhe nëse tregojmë bashkëpunim më të madh”, tha Zaev.

Kryeministrat e rajonit, siç theksoi ai, nga ky Samit dëshirojnë të dërgojnë edhe mesazh për bashkim edhe para afaristëve, të investojnë në kushte të bashkëpunimit të përforcuar dhe unitetit. Kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi se është normale dhe natyrore që vendet e rajonit të organizohen së bashku, diçka që, siç tha ka qenë e pamundur vetëm para disa viteve. Ai theksoi se është vërejtur progres në kuadër të Procesit të Berlinit, pasi për herë të parë u lançua, ndërsa e gjithë kjo është përfshirë në Planin aksional, i cili përmban 120 masa, që çdo vend duhet t’i ndërmarrë në drejtim që tërësisht të ndryshojë mënyra me të cilën komunikojmë me njëri-tjetrin në kuptim të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. 

“Ndërkohë luftojmë për avancim të rajonit, potenciali i të cilit nuk është shfrytëzuar mjaftueshëm për shkak të numri të madh të pengesave, mungesës së progresit në kohërat e kaluara, që na pengoi ta bëjmë atë që është e mirë për njerëzit tanë. Shpresoj se do të luftojmë së bashku kundër botëkuptimeve të vjetruara dhe do të jemi të aftë të sjellim energji të re të bashkëpunimit përmes rrëzimit të barrierave dhe hapje ndaj njëri-tjetrit. Duhet t’i hapim kufijtë për bashkëpunim, për tregti dhe për biznesmenët. E gjitha kjo do të jetë konfirmim se jemi të gatshëm të ballafaqohemi me sfidat si evropianë”, theksoi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat