Popovski-Timonie: Zgjedhjet e organizuara në atmosferë korrekte dhe demokratike

Maqedonia

Popovski-Timonie: Zgjedhjet e organizuara në atmosferë korrekte dhe demokratike

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 17:57
Kristian Timonie

Zgjedhjet lokale ishin organizuar në atmosferë korrekte dhe demokratike, ndërsa Franca do të vazhdojë me mbështetje në sferën mediale

Këtë e  theksuan sot në takim, ministri pa portofol i obliguar për Komunikime, Raportim dhe Transparencë, Robert Popovski dhe ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për mediat, Timonie dërgoi urime për klimën e përgjithshme të organizimit të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike. "Në përgjithësi atmosfera ishte dukshëm më relaksuese edhe në sferën e mediave, që është personalisht merita Juaj si ministër i obliguar për sektorin medial dhe të Qeverisë", ka thënë Timonie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat