Maqedoni, prej të hënë ndryshim të temperaturave

Maqedonia

Maqedoni, prej të hënë ndryshim të temperaturave

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 18:46
Ilustrim

Nga fillimi i javës së ardhshme pritet rritje e vranësirave dhe reshjeve lokale të shiut, ndërsa temperaturat do të shënojnë rënie.

Temperaturat minimale të hënën do të lëvizin prej 4 deri 12 gradë, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë prej 15 deri në 23 gradë. Deri të dielën do të përqendrohet moti stabil, i thatë dhe i ngrohtë me temperatura pozitive të mëngjesit. Temperaturat maksimale do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit dhe do të lëvizin deri në 28 gradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat