Rama: Takimi im me liderët shqiptarë në Maqedoni nuk ka lidhje me zgjedhjet

Maqedonia

Rama: Takimi im me liderët shqiptarë në Maqedoni nuk ka lidhje me zgjedhjet

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 20:30
Pamje nga takimi

Zgjedhjet kanë ndodhur këtu dhe ajo është punë e partive në Maqedoni dhe Shqipëria nuk ka lidhje me këtë, kështu ka deklaruar kryeministri shqiptarë Edi Rama duke ju përgjigjur pyetjeve se cili ka qenë mesazhi që ka dhënë pas takimit me liderët e partive shqiptare në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Rama tha se takimi i tij me liderët e partive politike në vend nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet.

"Ai takim nuk ka lidhje me zgjedhjet, zgjedhjet kanë ndodhur këtu, ajo është punë e partive në Maqedoni, Shqipëria dhe unë personalisht nuk kemi lidhje me këtë pyetje, zgjedhjet mbahen në vendin fqinjë dhe mik si është Maqedonia", ka deklaruar kështu Rama për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat