Dehari, në mbështetje të Ganiut

Maqedonia

Dehari, në mbështetje të Ganiut

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 22:07
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka vizituar Shtabin zgjedhor të BDI-së të Çairit. Fituesi i zgjedhjeve të 15 tetorit në Kërçovë ka qëndruar në Shkup, ku është pritur përzemërsisht nga anëtarë dhe simpatizantë të partisë.

Ai e ka përgëzuar  kandidatin për kreun e komunës së Çairit, Visar Ganiu, për fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve dhe i ka dhënë mbështetjen e tij për fitoren në raundin e dytë. "Unë kam ardhur këtu mes jush që të ju siguroj se do të përkrahë fuqishëm Visar Ganiun dhe jam shumë i bindur se në raundin e dytë Visari do të korr fitore të pakontestueshme dhe këtë e them sepse jam i bindur se Visari është njeriu i duhur për Çairin", tha mes tjerash Fatmir Dehari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat