Shapuriq dhe Serra: Zhvillim i bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë dhe Spanjës

Maqedonia

Shapuriq dhe Serra: Zhvillim i bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë dhe Spanjës

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 13:43
Shapuriq dhe Serra

Siç kumtuan nga kabineti i Shapuriq, ministri e ka njoftuar ambasadorin Lorenzo dhe drejtoreshën Moreno, me aktivitetet e Qeverisë për përafrimin e Maqedonisë ndaj Bashkimit Evropian dhe NATOs, me ç’rast ambasadori Emilio Lorenzo ka shprehur kënaqësi nga kthimi i Maqedonisë në rrugën drejt integrimeve euroatlantike

Drejtoresha Moreno e informoi ministrin Shapuriq për nismën për organizimin e paneleve ekonomike në Spanjë në të cilat do të prezantoheshin mundësitë për bashkëpunim midis kompanive të Maqedonisë dhe të Spanjës.

 Interesim për t’i analizuar mundësitë për lidhje më të madhe të kompanive të Maqedonisë dhe të Spanjës në sferën e prodhimit të produkteve bujqësore dhe industrisë ushqimore, ndërtimtarisë, turizmit dhe hotelierisë dhe menaxhimit me mbeturina dhe trajtimin e ujërave të zeza sot është shprehur në takimin midis ministrit të obliguar për rregullativë dhe për përmirësimin e klimës investuese për kompanitë vendore, Zoran Shapuriq me ambasadorin e mbretërisë së Spanjës, Emilio Lorenzo Serra dhe drejtoreshën e zyrës rajonale për Çështje Ekonomike të Spanjës, Eva Povedano Moreno.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat