LSDM: OBRM-PDUKM tregoi se qëndron pas dhunës së 27 prillit, nuk do të ketë falje

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM tregoi se qëndron pas dhunës së 27 prillit, nuk do të ketë falje

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 15:36
OBRM-PDUKM

LSDM-ja përmes një kumtese për media i është përgjigjur OBRM-PDUKM-së, e cila kërkon që pjesëmarrësit në protestat e dhunshme më 27 prill të falen, gjegjësisht të ndërpritet procedura për ndjekjen e tyre.

Nga LSDM thonë se me kërkesën për amnistimin e personave pjesëmarrës në dhunën ndaj deputetëve, OBRM-PDUKM-ja tregon se ata janë urdhëruesit e dhunës dhe qëndrojnë pas së “enjtes së përgjakshme”.

“Sa do të mundohet OBRM-PDUKM-ja t’i shpëtojë kryerësit e saj nga përgjegjësia për dhunën e 27 prillit, nuk do t’ia arrijë. Nuk do të ketë amnisti për ata që ndihmuan në tentim vrasjen e deputetëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se në çdo vend demokratik nuk mund të ketë falje për veprat e rënda penale, si tentim vrasja, rrezikimi terrorist dhe vepra kundër shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat