Dëshmitari kryesor për rastin “Sopoti”: Inspektorët e policisë më torturonin që të dëshmoj për këtë rast

Maqedonia

Dëshmitari kryesor për rastin “Sopoti”: Inspektorët e policisë më torturonin që të dëshmoj për këtë rast

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 19:03
Pamje nga gjykimi

“Isha i maltretuar dhe i torturuar edhe psiqikisht edhe fizikisht, në çdo mënyrë të mundshme. Fytyrat e atyre që më merrnin në pyetje nuk do t’i harroj kurrë”, tha Ramadan Bajrami, dëshmitari kryesor në rastin “Sopot”, i cili sot për herë të parë foli publikisht për dëshminë e tij, mbi të cilën vendoset vendimi i gjykatës për këtë rast. Këtë e kam përsëritur 101 herë, tha Bajrami. Ai u shpreh se kur ka ndodhur rasti, ai nuk ka qenë në Maqedoni. “Kur ndodhi rasti unë nuk kam qenë në Maqedoni. Kam vulë në pasaportë. Është e dëshmuar se unë nuk kam qenë në Maqedoni”, tha ai.

Bajrami edhe më herët para gjykatës ka sqaruar si e kanë torturuar dhjetë persona civilë, ndërsa inspektorë nga policia e Kumanovës e kanë rrahur. Pastaj i kanë treguar skicë të vizatuar për rastin dhe emrat e të akuzuarve të cilët, gjoja se e kanë planifikuar shpërthimin, dhe kanë këruar nga ai ta vizatojë dhe shkruajë emrat me dorëshkrimin e tij. Atëherë në gjykatë ai tregoi plagët dhe lëndimet në trup, të cilat, sipas tij, i ka marrë nga maltretimet në vitin 2003.

Në njërin nga bisedat e përgjuara, të publikuara nga LSDM-ja, ka bisedë mes ish ministres për punë të brendshme, Gordana Jankullovska dhe drejtorit të atëhershëm të DSK, Sasho Mijallkov, për rastin “Sopot”. Sipas incizimit, Jankullovska i sugjeron Mijallkovit se për këtë rast duhet të konsultohet edhe kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski për të vendosur se si të vazhdojnë me këtë rast të ndjeshëm, ku të dy bashkëbiseduesit pranojnë se vendimi paraprak i gjykatës mbështetet në dëshmi “të holla’.

11 banorë të fshatit Sopot të Kumanovës janë dënuar se në vitin 2003 kanë vendosur minë që ka shpërthyer, me çka kanë humbur jetën dy ushtarë të NATO-s nga kontingjenti i POlonisë dhe një civil nga Maqedonia. Procesin gjykues e kryeson gjykatësja Deana Gruevska Ilievska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat