Takim për projekt-programin për reformë në menaxhimin me financat publike

Maqedonia

Takim për projekt-programin për reformë në menaxhimin me financat publike

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 09:13
Ilustrim

Mekanizmi për organizata qytetare IPA 2 sot organizon takim konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të gjithë palët e involvuara, për Projekt-programin për reformë të menaxhimit me financat publike 2018-2021, i përpiluar nga grupi i punës i përbërë nga Ministria e Financave.

Programi ka për qëllim që ta racionalizojë punën financiare të institucioneve publike, si dhe ta përforcojë mbikëqyrjen dhe transparencën lidhur me shpenzimin e të hollave të qytetarëve. Qëllimi i konsultimit është që të përmblidhen rekomandime për përmirësimin e programit.

Konsultimi realizohet me mbështetjen e projektit IPA2 Mekanizmi për organizata qytetare (IPA2CSO), i financuar nga BE-ja, ndërsa i realizuar nga Eurothink, Eko-vetëdije, Reaktor dhe Asociacioni Zenit. IPA 2 Mekanizmi për organizatat qytetare është platformë qytetare për dialog për politikat publike dhe reformat në të gjithë sektorët në të cilët është e orientuar ndihma parainkuadruese nga BE-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat