Teuta Arifi takon kryebashkiakun Veliaj, bisedojnë për takimin e dytë të Lidhjes

Maqedonia

Teuta Arifi takon kryebashkiakun Veliaj, bisedojnë për takimin e dytë të Lidhjes

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 09:24
Teuta Arifi dhe Erion Veliaj

Në Tiranë isha mysafire e kryebashkiakut Erion Veliaj për të biseduar rreth aktivitetit të rradhës së Lidhjes së bashkive shqiptare në rajon, ku përveç Tiranës bëjnë pjesë edhe komunat e Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës ka deklaruar Teuta Arifi kryetare e Tetovës.

Nëntori është muaji kur bashkë do të mbajmë takimin e dytë të Lidhjes, për të koordinuar masat konkrete me të cilat do të përmirësonim aspektet praktike të shërbimeve komunale në bashkitë që drejtojmë.

Ndarja e eksperiencave pozitive do të ndihmonte secilin prej nesh për të arritur rezultate, dhe për të qenë më efikas në ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë. Tirana zyrtare ështe dshmuar të jëtë, dhe gjithnjë do të mbetet një forcë progresive dhe unifikuese për të gjithë ne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat