Ja çfarë thotë Katica Janeva për arrestimin e Grujovskit dhe Boshkovskit

Maqedonia

Ja çfarë thotë Katica Janeva për arrestimin e Grujovskit dhe Boshkovskit

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 14:30
Katica Janeva

“Jemi të informuar nga MPB se dy personat e akuzuar janë të arrestuar në Selanik. Tjera informata nuk kemi, ndërkaq në pjesën e mëtutjeshme të procedurës ne nuk kemi kurrfarë kompetence. Shpresojmë se ekstradimi i procedurës  do të mbarojë sa më shpejtë, dhe se nga paraburgimi grek do të transferohet në Maqedoni dhe se gjykimi do të fillojë shpejtë”, thotë Janeva për DW, në lidhje me arrestimin e dy ish-shefave në MPB Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, , të cilët janë akuzuar nga PSP në lëndën “Fortesa”.

Avokati Lupço Shvërgovski i cili bashkë me avokatët Mile Petrevski dhe Petar Vasilev që është në ekipin për ndihmë juridike të të akuzuarit të ish shefit të Drejtorisë së Pestë në DSK, deklaroi se për arrestimin e dy të akuzuarve ka dëgjuar në media.

“Dëgjova në media për arrestimin e klientit tim, nëse informatat janë të vërteta dhe se janë në marrëveshje për ekstradim me Greqinë, ne në rast të tillë nuk mundemi të japim ndihmë juridike në tjetër shtet. Tani të dytë kanë të drejtë për mbrojtës sipas detyrës zyrtare ose të drejtë që sipas zgjedhjes së tyre të angazhojnë person tjetër që do t’u japë ndihmë juridike”, thotë Shvërgovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat