ASHMAA: Trajtim i balancuar i kandidatëve gjatë rrethit të parë zgjedhor

Maqedonia

ASHMAA: Trajtim i balancuar i kandidatëve gjatë rrethit të parë zgjedhor

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 17:34
Ilustrim

Shërbimet programore në nivel shtetëror, të cilët kanë qenë të përfshira nga monitorimi i Agjencisë për shërbime audio dhe audio-vizuale, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale në përgjithësi kanë siguruar kushte të njejta për qasje drejt të gjitha formave të informimit mediatik zgjedhor, informojnë nga ASHMAA.

Nga Agjencia thonë se Shërbimi publik radiodifuziv dhe Kanali televiziv i Kuvendit i kanë plotësuar detyrimet për të siguruar prezantim politik falas, të cilën pjesëmarrësit në fushatën politike e kanë shfrytëzuar në intensitet të ndryshëm. Është karakteristike që partitë shqiptare nuk e kanë shfrytëzuar mundësinë për prezantim falas.

Nga ASHMAA shtojnë se në periudhën e rrethit të parë zgjedhor të zgjedhjeve lokale nuk është konstatuar shkelje e kërkesës për prezantim të drejtë, të balancuar dhe të paanshëm të zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat