Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbajti seancën e 32-të

Maqedonia

Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbajti seancën e 32-të

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 19:55
Mbledhja e Qeverise

Qeveria në seancën e sotme vendosi ta kthejë në procedurë kuvendore Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, me propozim të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Vendimi, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, është miratuar për shkak se për këtë Propozim-ligj nuk ka pasur mendim.

Qeveria në seancën e sotme poashtu, e shqyrtoi Informacionin për vijimin e aktiviteteve për realizimin e projektit “Fluturime të lira për qytetarët e Maqedonisë” për periudhën e viteve 2015-2018.
Informacioni është shqyrtuar me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në këtë seancë do të prezantojë edhe infromacionin për rrjedhën dhe progresin e aktiviteteve për ndërtimin e kargo-aeroportit “Filipi i Dytë” në Shtip.

Qeveria në seancën e sotme e miratoi informacionin për veprim sipas rekomandimeve të Avokatit të Popullit, të dërguara deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Qeveria, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, i ka obliguar institucionet dikasteriale që t’i zbatojnë dhe të veprojnë sipas kërkesave, vërejtjeve dhe rekomandimeve të dërguara deri te ata nga Avokati i Popullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat