Tevdovski: Tendenca pozitive për ekonominë e Maqedonisë në tregjet globale

Maqedonia

Tevdovski: Tendenca pozitive për ekonominë e Maqedonisë në tregjet globale

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Qeveria planifikon ta zvogëlojë deficitin buxhetor për vitin 2018 nën 2,9 për qind të BPV-së, aq sa është këtë vit dhe një prej mundësive është të japë bono ndërkombëtare në tregun global, thotë ministri i financave, Dragan Tevdovski në një intervistë për Bloomberg.

“Jemi të vendosur që deficiti vitin e ardhshëm të jetë pak më i vogël se këtë vit, në pajtim me qëllimin tonë për konsolidim fiskal gradual. Sa i takon vitit 2018, lëshimi i bonos ndërkombëtare është gjithashtu një mundësi, duke i pasur parasysh kushtet e volitshme në tregun ndërkombëtar”, thekson Tevdovski.

Ministri Tevdovski poashtu tha se Qeveria planifikon ta ndryshojë politikën e saj ndaj zbatimit të drejtësisë sociale më të madhe dhe do ta zëvendësojë tatimin e përhershëm të sheshtë prej 10 për qind për tatimin personal të të ardhurave dhe tatimin e të ardhurave të ndërmarrjeve me shkallë progresive.

Ai për Bloomberg vlerëson se shkalla e inflacionit vitin e ardhshëm do të jetë 1,7 për qind, me çka do të rritet prej një për qind aq sa është projektuar për vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat