Grujevski dhe Boshkovski do të gjykohen në Greqi për pasaportat e rrejshme

Maqedonia

Grujevski dhe Boshkovski do të gjykohen në Greqi për pasaportat e rrejshme

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 09:24
Goran Grujevski

Ish-shefat e DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, sot pritet që në mënyrë eksprese të gjykohen në Selanik, për posedim të pasaportave të rrejshme me të cilat kanë qëndruar në Greqi.

Në deklaratat e djeshme që kanë dhënë në Selanik, kanë kërkuar të mos ekstradohen në Maqedoni, pasi frikësohen për jetën e tyre.

“Gjatë marrjes në pyetje ata kanë hudhur poshtë gjitha akuzat dhe kanë kërkuar të mos ekstradohem, pasi nëse kthehen në Maqedoni, jeta e tyre do të jetë në rrezik”, shkruajnë mediat greke.

Grujevski dhe Boshkovski u arrestuan në aeroportin e Selanikut, duke tentuar ta lëshojnë Greqinë me pasporta të rrejshme bullgare. Grujevski ka poseduar pasaportë me emrin Hristo Atanasov, ndërsa Boshkovski me emrin Nexhbi Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat