Banka Botërore: Rritje e ekonomisë së Maqedonisë për 1.7 për qind

Maqedonia

Banka Botërore: Rritje e ekonomisë së Maqedonisë për 1.7 për qind

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 11:38
Banka Botërore

Projeksioni më i ri i Bankës Botërore për rritjes e ekonomisë së Maqedonisë në vitin 2017 është 1.5 për qind. Sipas të dhënave të publikuara në raportin e Bankës Botërore, GDP këtë vit do të ketë rritje prej 1.5 për qin, vitin e ardhshëm 3.2 për qind, ndërsa në vitin 2019 3.9 për qind.

Sipas Bankës Botërore ndikim për këtë rritje ekonomike ka pasur jostabiliteti politik në gjysmën e parë të vitit. Shtyllat kryesore të rritjes pritet të jenë konsumi, i nxitur nga rritja e punësimit dhe investimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Banka Botërore pretë që deficiti buxhetor të jetë 3% nga GDP këtë vit, dhe se ai do të ulet në 2.2% deri në vitin 2019.

Sipas projeksionit të prillit të Bankës Botërpre, GDP në Maqedoni duhet të ishte 2.8 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat