Boshnjakovski: Presim të respektohen marrëveshjet ndërkombëtare për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Maqedonia

Boshnjakovski: Presim të respektohen marrëveshjet ndërkombëtare për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 12:03
Mile Boshnjakovski

“Qeveria pret të respektohen gjitha marrëveshjet dhe standardet ndërkombëtare në raste të tilla dhe gjithë procedura të përfundojë në kuadër të afateve reale për procedura të till”, tha zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, në lidhje me ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovsit, të cilët u arrestuan në Selanik të Greqisë.

I pyetur se si i komenton deklaratat e të arrestuarve të dhëna për mediat greke se frikësohen të kthehen në Maqedoni, Boshnjakovski tha se nuk mund të komentojë deklarata pasi në rrjedhë është procedura gjyqësore.

Grujevski dhe Boshkovski të mërkurën në mbrëmje u arrestuan në aeroportin e Selanikut rrugës për Hungari, me pasaporta të rrejshme bulltare.

Të dy janë nxjerrur para prokurorit dhe pritet që për ekstradimin e tyre të vendosë Gjykata e Apelit në Selanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat