Akuzë për kundërvajtje ndaj Konevskit, përdor dritat policore në makinën e tij

Maqedonia

Akuzë për kundërvajtje ndaj Konevskit, përdor dritat policore në makinën e tij

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 13:37
Ivica Konevski

MPB ka ngritur akuzë për kundërvajtje ndaj ish-kryetarit të Komunës së Aerodromit, Ivica Konevski, i cili u ndalua nga policia rrugore pasi në pjesën e parme të makinës së tij ka pasur të vendosura drita të ngjashme me të policisë.

Policia dje gjatë kontrollës i ka larguar dritat nga makina, ndërsa kundër Konevskit është ngritur akuzë për kundërvajtje.

Përdorimi i dritave të veçanta dhe me zë të veçantë mund të bëhet vetëm tek makinat të cilat shoqërohen nga policia, makina të qeverisë, si dhe makinat me përparësi kalimi.

Këto rregulla mund t’i përdorin edhe përfaqësues të Prokurorisë Publike, gjatë kryerjes së kontrolleve, Policisë Financiare, Drejtorisë së Doganave, Ministrisë së Drejtësisë dhe tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat