Gjykata refuzon ankesat e të akuzuarve në lëndën “Thesari”

Maqedonia

Gjykata refuzon ankesat e të akuzuarve në lëndën “Thesari”

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:34
Shkup

Këshilli për vlerësimin e aktit prokuror në Gjykatën Penale, në lëndën e PSP-së të njohur si “Thesari” ka refuzuar ankesat e tre të akuzuarve. Akuzat për lëndën “Thesari” akoma janë në vlerësim dhe nuk ka vendim nëse Gjykata Penale i ka pranuar ose jo.

“Këshilli për vlerësimin e aktit prokuror në Departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, i cili vepron në vlerësimin e akteve prokurore të PSP-së në lëndën e njohur si “Thesari”, ka sjellur vendim me të cilin refuzon ankesat e të akuzuarve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.

Nga Gjykata gjithashtu thonë se si e pabazë është refuzuar edhe një ankesë e të akuzuarve në lëndën “300”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat