Bujar Osmani për "WZ": 2018 është shansa e artë për zgjidhjen e kontestit të emrit, ja çfarë thotë për ndikimin rus

Maqedonia

Bujar Osmani për "WZ": 2018 është shansa e artë për zgjidhjen e kontestit të emrit, ja çfarë thotë për ndikimin rus

Nga: Fitim Dika Më: 20 tetor 2017 Në ora: 19:06
Bujar Osmani

Zv.kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani ka kryer një intervistë për median austriake “Wiener Zeitung”, ku ka theksuar se pret që pas zgjedhjeve lokale të jepen propozime konkrete për emrin.

“2018 është një shansë e artë për të zgjidhur kontestin e emrit me Greqinë. Ne presim që pas zgjedhjeve komunale të ketë sugjerime konkrete nga ndërmjetësuesi i OKB. Më pas ne të zgjedhim bashkarisht problemin dhe ti hapim rrugën integruese të vendit në NATO dhe BE,” tha Bujar Osmani.

Në pyetjen në lidhje me shtimin e mundshëm të ndikimit rus në vend, pas frustrimit dhe uljes së ndikimit të BE-së, Osmani tha:

“Po, mungesa e perspektivave të caktuara hap shansën për të zgjeruar sferën e influencës nga të tjerët. Andaj është e rëndësishme që ti kthehet përsëri në fokus perspektiva europiane, për të treguar prezencën e unionit. Ata edhe tani kanë ndarë 640 milion euro deri 2020 për projekte në fushën e mjedisit, arsimit, administratës. Unë them gjithmonë: Gjithçka, që ishte e mirë për këtë vend, është arritur me mbështetjen e BE dhe SHBA. Nuk ka alternativa tjera për ne. Për ne dielli lind nga perëndimi.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat