Kreditë në Maqedoni, qytetarët më së shumti marrin kredi konsumatore dhe të patundshmërive

Maqedonia

Kreditë në Maqedoni, qytetarët më së shumti marrin kredi konsumatore dhe të patundshmërive

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Kredia e përgjithshme e kompanive dhe qytetarëve në muajin shtator është ulur për 0.3 për qind, por në nivel vjetor shënohet rritje prej 4.3 për qind, tregojnë të dhënat e BPRM-së.

Kreditë e përgjithshme të sektorit korporativ gjatë shtatorit kanë shënuar rënie prej 1.2 për qind. Krahasuar në nivel vjetor, gjendja e kredive të miratuara në sektorin korporativ është më e ulët për 0.5 për qind në kushte të rënies së kredisë devizore, përkundër rritjes vjetore të kreditimit në denarë.

Sa i përket kredive të amvisërive, në shtator është regjistruar rritje në bazë mujore nga 0.5 për qind dhe në bazë vjetore për 9.8 për qind. Rritja e aktiviteteve kreditore në amvisëri, në pjesën më të madhe ka të bëjë me kreditë në denarë.

Në aspekt të dedikimit të kredive të miratuar për persona fizik, më të përfaqësuara janë kreditë e harxhuesve dhe ato për banesa ku shënohet rritje prej 0.7 për qind në bazë mujore, ndërsa në bazë vjetore 11.9 dhe 14.1 për qind. Rritje kanë shënuar edhe kreditë për automjete, por në nivel vjetor është shënuar ulje prej 5.2 për qind. Te kreditë e miratuara në kartela kreditore është shënuar ulje mujore dhe vjetore prej 0.2, gjegjësisht 1.0 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat